Për të kaluar mocioni i mosbesimit duhen 61 vota

Për të kaluar mocioni i mosbesimit duhen 61 vota

Tash, që partneri i koalicionit qeveritar, LDK-ja, ka paralajmëruar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, hapi i radhës është mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve. Sipas nenit 100, pika 1, të Kushtetutës së Kosovës, duhen firmat e 1\3 të të gjithë deputetëve që mocioni të shkojë për procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. Pra mjaftojnë 40 firma. Aktualisht, […]

Sipas nenit 100, pika 1, të Kushtetutës së Kosovës, duhen firmat e 1\3 të të gjithë deputetëve që mocioni të shkojë për procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.

Pra mjaftojnë 40 firma. Aktualisht, LDK-ja numëron 28 deputetë në Kuvend.

Sipas pikës 3 të nenit 100 të Kushtetutës, mocioni i mosbesimit vihet në rend dite në Kuvend, jo më vonë se pesë ditë, e as më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij.

Për të kaluar mocioni, duhen votat pro të shumicës të të gjithë deputetëve, pra 61. Këtë e precizon pika 4 e nenit 100 të Kushtetutës.

Në historinë parlamentare të Kosovës, vetëm një Qeveri është rrëzuar me mocion mosbesimi, ajo e Isa Mustafës në vitin 2017. Për mocionin e paraqitur atëbotë nga partitë opozitare kishin votuar pro 78 deputetë, përfshirë edhe ata të Lidhjes Demokratike që kishte kryeministrin.

Tash, LDK-ja është sërish në koalicionin qeveritar, por kryeministri i takon partnerit – VV-së.

LDK-ja mori këtë nismë para pak minutash në mbledhjen e Kryesisë, meqë gjatë ditës kryeministri Albin Kurti liroi nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliun, me arsyetimin se ka shpërndarë panik në kohën kur vendi po kalon emergjencë shkaku i koronavirusit.

Në rast se mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër nuk mund të ngrihet gjatë nëntëdhjetë ditëve të ardhshme. E nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?