Pasi Kurti me staf u testuan tinëzisht për koronavirus, këshilltari i Hotit bën thirrje që të testohen qytetarët

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Hoti, Visar Berisha, ka bërë thirrje që të bëhen testime më proaktive në ditët në vijim edhe te qytetarët e rëndomtë – pas një dite të qetë pa fluks të ri të të infektuarve me koronavirus. Së fundi u mor vesh se tinëzisht ishte testuar edhe kryeministri Kurti me stafin e tij […]
Së fundi u mor vesh se tinëzisht ishte testuar edhe kryeministri Kurti me stafin e tij – edhe pse qytetarëve nga fshatrat e prekura nuk po iu jepet një mundësi e tillë.
Natyrisht, Kurti me staf dolën negativ në testime – meqë as s’kishin simptoma, e as kontakte me të dyshuar apo infektuar me koronavirus, shkruan Periskopi.
Por, testimet e qytetarëve kanë munguar.
Dhe me të drejtë, këshilltari i zv.kryeministrit Hoti, Visar K.Berisha bën thirrje që të fillojnë testime të rastësishme në lokalitete të ndryshme edhe të atyre që nuk kanë simptoma.
Dje IKShP njoftoi se kishte bërë 308 testime për koronavirus, nga të cilat 20 kishin dalë pozitive.
Më poshtë e keni statusin e plotë të tij:
Testoni!!
Dita e djeshme ishte me e qete. Nuk patem fluks te ri te infektuarve me COVID-19. Kjo asht gja e mire por mund te na mashtroj.
Ne kete kohe, kemi momentin ideal qe te kalojme ne nje faze proaktive te testimit, testimeve ne mase, gjithandej.
Kjo nuk eshte thirrje qe ne te krijojme rende para Klinikes Infektive ne QKUK por qe Instituti Kombetar i Shendetit Publik te dergoj sa me shume specialistë ne lokalitete te ndryshme per testime te rastesishme, edhe te atyre qe nuk kane simptome.
Sot eshte koha e qendrimit ne shpi dhe testimit proaktiv!












