Pas thirrjes së Thaçit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet në orën 20:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për sonte takim të Këshillit të Sigurisë, për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19. “Sonte në orën 20:00, kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të biseduar për gjendjen dhe masat që […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për sonte takim të Këshillit të Sigurisë, për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19.
“Sonte në orën 20:00, kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19.
Në këto momente jo të lehta duhet t’i respektojmë në përpikëri të gjitha udhëzimet e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thai në Facebook.












