Pas shkarkimit, Albin Kurti më nuk do te jete as deputet

Pas shkarkimit, Albin Kurti më nuk do te jete as deputet

Shkarkimi i Qeverisë Kurti me mocion votëbesimi, ashtu sic ka paralajmëruar dje Lidhja Demokratike e Kosovës, do të bëjë që Albin Kurti më të mos jetë as deputet në Kuvendin e Kosovës. Kështu, përvec Kurtit, edhe disa nga figurat më të njohura të kësaj partie nuk mund ta ushtrojnë funksionin e deputetit, përfshirë Albulena Haxhiun, […]

Shkarkimi i Qeverisë Kurti me mocion votëbesimi, ashtu sic ka paralajmëruar dje Lidhja Demokratike e Kosovës, do të bëjë që Albin Kurti më të mos jetë as deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kështu, përvec Kurtit, edhe disa nga figurat më të njohura të kësaj partie nuk mund ta ushtrojnë funksionin e deputetit, përfshirë Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën e të tjerë.

Kjo, pasiqë Kurti dhe të tjerët, kanë dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit dhe nuk mund të votohen sërish.

Kështu, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, do të ketë figura vetëm si Rexhep Selimi ndërkaq pjesa tjetër, shumica është një përbërje me figura që për herë të parë kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht kryetari i saj Isa Mustafa, dje ka njoftuar se do të organizojnë mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti, pasi kryeministri Kurti shkarkoi nga detyra ministrin e LDK-së, Agim Veliu.

Mustafa, vec tjerash ka thënë se ‘shkarkimi i Veliut ishte një arsye shtesë’ duke thënë se ndër arsyet kryesore, është ‘mosrespektimi i kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun, nga ana e kryeministrit Kurti’.

LDK sot ka nisur konsultimet me parti të tjera në Kosovë, si mundësi për të formuar një qeveri teknike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?