PARADOKS: Serbët e Kosovës nuk respektojnë vendimet e Qeverisë – Ministri Vitia kërkon falje për mospërkthimin eventual

Një gazetare serbe ka pyetur qeverinë se pse nuk janë përkthyer në gjuhën serbe masat e qeverisë për mbrojtje nga Koronavirusi. Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, për këtë pyetje i la mundësinë për përgjigjje z.Arben Vitia. “Ne po bëjmë maksimumin që vendimet e qeverisë t’i përkthejmë në të gjitha gjuhët. Nëse këto vendime nuk janë […]
“Ne po bëjmë maksimumin që vendimet e qeverisë t’i përkthejmë në të gjitha gjuhët. Nëse këto vendime nuk janë përkthyer në gjuhën serbe, unë kërkoj falje.” – deklaroi ai, shkruan Periskopi.
Është raportuar ditëve të kaluara se qytetarët serbë nuk kanë respektuar vendimet e qeverisë që kërkonin mbylljen e shkollave universiteteve, e po ashtu edhe mbylljen e bareve pas orës 23.
Kryeministri Kurti u pyet se a vlejnë masat edhe për Graçanicë dhe pjesën veriore.
“Ne marrim vendime për Republikën e Kosovës në gjithë territorin e saj, pavarësisht përkatësisë etnike, apo përbërjes etnike të vendbanimeve. Natyrisht se kemi ligje që tregojnë se çfarë bëhet e ndodh kur shkilen ato. Dhe nuk e mendojmë këtë si dorë e fortë e shtetit, por dorë e ndihmës së shtetit, sidomos të shëndetësisë.” – tha ai.
Sidoqoftë, ai u përkujtua nga gazetarët edhe se në veri vazhdonte të mos kishte kontrolle mjekësore.
Natyrisht, do të ishte shumë shqetësuese nëse vendimet qeveritare nuk janë përkthyer edhe në gjuhën serbe ndërkohë që kërkohet respektimi i vendimeve të marra.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja pas dy rasteve të konfirmuara me Koronavirus. /Periskopi












