Pallaska tregon se çfarë është gjendja e jashtëzakonshme dhe kush ka të drejtë

Pallaska tregon se çfarë është gjendja e jashtëzakonshme dhe kush ka të drejtë

Avokati dhe juristi kosovar, Dastid Pallaska, ka dhënë mendimin e tij rreth propozimit të Presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë pas situatës së krijuar nga virusi Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusi. Pallaska ka treguar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk nënkupton vendosjen e një sërë masash dhe/apo kufizimesh të […]

Pallaska ka treguar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk nënkupton vendosjen e një sërë masash dhe/apo kufizimesh të paracaktuara.

“Përkundrazi, masat dhe kufizimet që mund të vendosen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duhet të dizajnohen në bazë të situatës dhe/apo rrezikut të krijuar, të cilave këto masa dhe kufizime synojnë t’i përgjigjen. Kjo për shkak, se sipas Kushtetutës, masat dhe kufizimet që vendosen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duhet të jenë në propocion me rrezikun dhe/apo situatën e krijuar”, ka shkruar Pallaska në facebook.

Në lidhje me një konflikt të panevojshëm kushtetues ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit që rrezikon shëndetin publik

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk nënkupton vendosjen e një sërë masash dhe/apo kufizimesh të paracaktuara. Përkundrazi, masat dhe kufizimet që mund të vendosen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duhet të dizajnohen në bazë të situatës dhe/apo rrezikut të krijuar, të cilave këto masa dhe kufizime synojnë t’i përgjigjen. Kjo për shkak, se sipas Kushtetutës, masat dhe kufizimet që vendosen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme duhet të jenë në propocion me rrezikun dhe/apo situatën e krijuar.

Mbi këtë bazë, Presidenti ka detyrim kushtetues që paraprakisht të shpalosë dhe të arsyetojë – sipas kritereve të lartpërmendura kushtetuese – masat dhe kufizimet që propozon të vendosen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si dhe kohëzgjatjen e propozuar të gjendjes së jashtëzakonshme.

Është e papranueshme që Presidenti të flet për mobilizim dhe përdorim të Forcës së Sigurisë brenda vendit pa treguar masat dhe kufizimet që duhen të vendosen dhe pa arsyetuar se pse këto masa dhe kufizime mund të zbatohen vetëm nga Forca e Sigurisë.

Po aq i papranueshëm është dështimi i Kryeministrit për të kërkuar përgjigje në pyetjet e dhëna më lartë dhe refuzimi i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme vetëm pse propozimi është bërë nga Presidenti.

Mungesa e bashjërendimit ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit në lidhje me këtë çështje rrezikon seriozisht shëndetin publik.

E pabesueshme që pas tre ditë të një bashkërendimi të kënaqëshëm – së paku në dukje – të institucioneve përgjegjëse për shëndetin publik, të bëhemi dëshmitarë të një konflikti të panevojshëm ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit, i ushqyer ekskluzivisht nga nevoja e tyre për protagonizëm dhe për më shumë pushtet, qoftë edhe nëse kjo rrezikon shëndetin publik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?