Njofton ​ATK: 3,812 denoncime nga qytetarët për rritje të çmimeve dhe për shkelje tjera

Përmes linjave të hapura të cilat janë në dispozicion nga ora 08:00 deri në 22:00, vetëm dje nga qytetarët janë raportuar 378 raste për bizneset, te të cilat dyshohet se kanë rritur çmimet e artikujve ushqimor dhe atyre farmaceutik, si dhe shkeljeve tjera. Nga 378 raste të raportuara, 202 prej tyre kanë qenë raportime për […]

Nga 378 raste të raportuara, 202 prej tyre kanë qenë raportime për rritje çmimesh dhe parregullsi tatimore, ndërsa 176 për biznese që punojnë edhe pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbyllje. Po ashtu, nga totali i thirrjeve të ditës së djeshme tri raste janë raportuar përmes e-mail.

Që nga 12 marsi kur është marrë vendimi nga Ministria e Financave dhe Transfereve e deri më datë 17 mars, janë pranuar 3,321 thirrje për parregullsi tatimore dhe rritje çmimesh, ndërsa në total përfshirë edhe denoncimet tjera, janë pranuar 3,812 thirrje/denoncime.

Për të gjitha rastet e raportuara janë zhvilluar 1,040 aktivitete në terren nga inspektorët tatimorë, për të cilat do të ndërmerren masa ligjore, në bashkëpunim me inspektoriatin e tregut dhe prokurorin.

Vlen të theksohet se diferenca e raportimeve me aktivitetet në teren, është pasi që qytetarët kanë raportuar me dhjetëra herë për biznese të njëjta.

ATK fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në këto dy linja telefonike: 0800 80 800 e cila është pa-pagesë dhe 038 222 165 e cila aktualisht është me pagesë. Këto dy linja do të jenë të hapura çdo ditë për raportim nga ora 08:00 deri në orën 22:00.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?