Niset autobusi me kosovarë nga Italia: Qeveria pa plan i lejon të hyjnë brenda

Dje është nisur nga Verona e Italisë një autobus me kosovarë, dhe udhtarët do të lejohen që të futen në Kosovë dhe që të shkojnë për shtëpitë e tyre pavarësisht rrezikut nga Koronavirusi. Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të gjithë qytetarët e saj të cilët vijnë nga diaspora të […]
Dje është nisur nga Verona e Italisë një autobus me kosovarë, dhe udhtarët do të lejohen që të futen në Kosovë dhe që të shkojnë për shtëpitë e tyre pavarësisht rrezikut nga Koronavirusi.
Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të gjithë qytetarët e saj të cilët vijnë nga diaspora të vendosen në qendra të karantinës së detyrueshme për 14 ditë.
Mirëpo një gjë e tillë ende nuk është paraparë nga Qeveria e Kosovës.
Ashtu siç kishte raportuar më herët Periskopi, të ardhurit do t’i nënshtrohen një testimi nga mjekët e po ashtu do të plotësojnë një formular ku iu duhet të tregojnë se a kanë qenë në kontakt me të prekurit nga Koronavirusi apo jo – edhe pse ky virus nuk evidentohet vetëm me sy.
Nuk ka asnjë vend të veçantë për karantinë të përgatitur nga qeveria.
Deri tash, 16 vetë janë të infektuar me Koronavirus në Kosovë. /Periskopi












