Nexhmi Rudari i LDK-së i përdor të varfrit për fushatë: Ndihmon dhe kërkon ‘llajka’ në këmbim

Situata jo e zakonshme që po mbretëron në vendin tonë si në mbarë botën për shkak të koronavirusit, fatkeqësisht nga persona të caktuar po përdoret edhe për qëllime të tjera. Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, njëherit nënkryetar i kësaj komune sikur nuk ka gjetur kohë më parë, ai sot ka bërë […]
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se për 100 familje në nevojë sot ka shpërndarë 100 pako ushqimore dhe higjenike.
“50 përfitues janë nga lista e familjeve në nevojë, kurse 50 familje janë përzgjedhur nga Shoqata HANDIKOS”, ka shkruar ai.
Ky veprim i tij padyshim se mund të shihet si një fushatë e hapur, pasiqë si nënkryetar i komunës ka mundur kohë më parë t’i ndihmoj familjet në fjalë, e jo tani kur është në garë me Shpejtim Bulliqin e VV-së dhe Naim Fetahun e PDK-së.
Për më tepër kandidati i LDK-së, Rudari e ka sponzorizuar postimin e tij, çka tregon se më shumë veprimi i tij është një reklamë, se një brengë e vërtetë.













