Nënkryetari i LDK-së thotë se ekziston një mundësi për ta vazhduar qeverisjen me VV-në

Nënkryetari i LDK-së thotë se ekziston një mundësi për ta vazhduar qeverisjen me VV-në

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe nënkryetari i LDK-së, Imri Ahmeti, në Interaktiv ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka edhe pak kohë që të reflektojë. Ai ka theksuar se kërkesat e LDK-së janë të qarta, heqja e menjëhershme e taksës dhe kthimi i Agim Veliut në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas […]

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe nënkryetari i LDK-së, Imri Ahmeti, në Interaktiv ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka edhe pak kohë që të reflektojë.

Ai ka theksuar se kërkesat e LDK-së janë të qarta, heqja e menjëhershme e taksës dhe kthimi i Agim Veliut në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas tij kjo që po ndodh është në dëm të zhvillimeve dhe dëm të shoqërisë në përgjithësi.

“Mendoj se menaxheri i mirë duhet të kujdeset për të gjithë dhe aranzhojë punët që të mos pëlcasin si kështu. S’do të doja me e personalizuar çështjen e Agim Veliut, mendoj se duhet të ketë rregulla dhe parime mbi bazën e së cilave duhet të veprohet, e këto s’do të duhej të thyheshin”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij Kurti s’ka pasur nevojë të krijojë një situatë të tillë.

“Padrejtësisht e ka prodhuar një situatë të tillë qeveria, Kurti apo sido që doni i themi, dhe kemi ardhë në një situatë ku është pamundësuar edhe për shkak të raporteve me SHBA-në, dhe të mos vijmë në situatë t’i humbim këta miq. Duket që e ka qitë benzin në zjarr, e rastin e Agimit e ka pasur të panevojshëm. Kjo metodë e punës ka qenë e papranueshme dhe është e papranueshme për LDK-në. Nuk mendoj se ka qenë determinuese një deklaratë e Veliut, në fakt është pretekst, pasi ky projeksion ka një qëllim më të thellë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij vetëm pas plotësimit të kërkesave të LDK-së do të mund të ktheheshin gjërat në normalitet dhe të diskutonin më pas për qeverisjen.

“Nuk e di çfarë mund të ndodhë, por mendoj se tash kemi hyrë në një agjendë të tillë, dhe Kurti ka edhe pak hapësirë nëse dëshiron të refklektojë nëse do të stabilizojë situatën. Kërkesat e LDK-së janë të qarta: heqja e taksës, dhe kthimi i Veliut e pastaj mund të ulemi të bëjmë muhabetet për një qeverisje të mundshme”, ka thënë ai.

Ahmeti pret që mocionit të mosbesimit t’i bashkohet e gjithë opozita.

“Mocionit për rrëzimin e qeverisë gjithmonë i janë bashkuar të gjithë opozitarët dhe nuk do të ishte çudi që edhe tani t’i bashkohen të gjithë. Mendoj se momentumi kërkon një bazë sa më të gjerë, për shkak të sfidave që e presin vendin tonë. Nuk do të ketë mundësi të hyhet në qeveri nëse nuk hiqet dorë nga tarifa, sepse kjo është kërkesë e SHBA-së. Vendosja e reciprocitetit nuk është një akt i menjëhershëm, por gradual dhe LDK-ja ka kërkuar që vendosja e reciprocitetit të vendoset hap pas hapi”, u shpreh Ahmeti.

Ai thotë se nuk e di se me cilat parti do të bashkëpunojnë në fazën tjetër.

“Nuk do të duhej të ndihej askush mirë që kemi ardhë në këtë situatë, por diçka mendoj se ka ndodhur pa fajin e LDK-së. Nuk e kam idenë me cilën parti do të bashkëpunojmë, por fakti se Kryesia e përjashton mundësinë që të hyhet në koalicion me PDK-në”, ka thënë Ahmeti.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?