Nagavci: Vendimi për shkarkimin e Veliut është analizuar, s’ka arsye të rikthehet

Nagavci: Vendimi për shkarkimin e Veliut është analizuar, s’ka arsye të rikthehet

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, njëherësh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka asnjë arsye që të kthehet prapa vendimi i kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. “Mendoj se vendimi që është […]

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, njëherësh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka asnjë arsye që të kthehet prapa vendimi i kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

“Mendoj se vendimi që është marrë në lidhje me shkarkimin e Veliut, ka qenë një vendim i marrë në mënyrë të analizuar dhe nuk ka qenë i marrë as për teke e as aty për aty. Kështu që nuk ka asnjë arsye për ndryshim të rrethanave, në mënyrë që vendimi të kthehet prapa”, tha Nagavci.

Kurti e ka shkarkuar Veliun këtë javë, duke thënë se ai ka dalë kundër qëndrimeve të qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me koronavirusin. Sipas Kurtit, Veliu po ashtu ka përhapur panik në lidhje me këtë sëmundje.

“Deklaratat e Veliut kanë qenë të papërgjegjshme dhe kanë mundur të krijojnë huti te qytetarët”, tha Nagavci.

Shkarkimi i Veliut ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës – parti partnere në koalicionin qeverisës, nga e cila vjen edhe Veliu – të paralajmërojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Të premten, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar nga Kurti që të tërheqë vendimin për shkarkimin e Veliut.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?