Mjekët kinezë: Këto janë gabimet që po bëjnë doktorët në Europë, e që ne i bëmë fillimisht në Wuhan

Mjekët kinezë: Këto janë gabimet që po bëjnë doktorët në Europë, e që ne i bëmë fillimisht në Wuhan

Teksa numri i rasteve të reja të koronavirusit në Evropë tashmë po eklipson ato në Kinë, doktorët në Wuhan vendi ku u shfaq i pari patogjeni, thonë se po shohin shenja shqetësuese të përsëritjes së gabimeve. Parësorë për ta është mbrojtja e pamjaftueshme e personelit mjekësor e cila ka çuar në numra të mëdhenj infektimesh […]

Teksa numri i rasteve të reja të koronavirusit në Evropë tashmë po eklipson ato në Kinë, doktorët në Wuhan vendi ku u shfaq i pari patogjeni, thonë se po shohin shenja shqetësuese të përsëritjes së gabimeve.

Parësorë për ta është mbrojtja e pamjaftueshme e personelit mjekësor e cila ka çuar në numra të mëdhenj infektimesh mes doktorëve e infermierëve.

Në Wuhan, mungesa e njohurive për sëmundjen solli mangësi në pajisjet mbrojtëse në javët e para dhe mijëra punonjës të shëndetësisë u infektuan gjatë trajtimit të pacientëve. 46 prej tyre vdiqën.

“Kolegët tanë europianë po infektohen me sëmundjen në punën e tyre të përditshme dhe përmasat janë të ngjashme me ato të situatës së hershme në Vuhan”, tha Wu Dong, profesor gastro-enterologjie në spitalin universitar të Pekinit. Wu foli dje nga Vuhan me gazetarë nga Pekini për situatën, së bashku me tre doktorë të lartë kinezë. “Duhet të mbrohet stafi mjekësor”, theksoi ai.

Kriza po tregon pasojat e saj në vendet perëndimore teksa nga Italia në SHBA po raportohen mangësi në mjetet mbrojtëse si maskat teksa numrat e mëdhenj të pacientëve po dominojnë doktorët e infermierët.

Du Bin, drejtor i kujdesit intensiv në Pekin tha se në Vuhan, doktorët e veshëve, hundës, fytit e syve u infektuan në masë nga kolegët e tyre.

“Doktorët kanë pasur kontakt të afërt me pacientët prandaj janë infektuar lehtësisht. Është e rëndësishme që doktorët të edukohen për të mbrojtur veten e tyre”, tha ai.

Epidemia ka sëmurur 170,000 vetë në të gjithë botën dhe ka vrarë 7,000. Ajo është ngadalësuar në Kinë, me vetëm 21 raste të reja të martën, por është përshpejtuar në Evropë e SHBA.

Në Kinë popullata po rikthehet ngadalë në aktivitetit e përditshme, por vdekja e doktorit të njohur Li Wenliang ka qenë burimi kryesor i zemëratës për trajtimin e sëmundjes. 34-vjeçari ishte nga alarmuesit e parë për sëmundjen në dhjetor, por asokohe u shkarkua dhe u sanksionua nga autoritetet.

Doktorët kinezë kërkojnë t’i jepet prioritet testimeve pasi ndryshe nga pandemia e 2003 e shkaktuar nga SARS, koronavirusi jep vetëm simptoma të lehta ose asnjë simptomë fillimisht te të infektuarit, të cilët pa e ditur ia transmetojnë të tjerëve. Dhënia e testeve me acide nukleike që e identifikojnë atë është thelbësore, thonë doktorët./Syri

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?