Mikrobiologu kosovar: Qëndrimi në shtëpi e ndërprenë zinxhirin e përhapjes së koronavirusit

Mikrobiologu kosovar: Qëndrimi në shtëpi e ndërprenë zinxhirin e përhapjes së koronavirusit

Lul Raka, mikrobiolog, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se një i prekur me COVID-19 i infekton mesatarisht një deri në tre persona. Ai shtoi se numri më i madh i të prekurve me koronavirusin e ri është pas […]

Lul Raka, mikrobiolog, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se një i prekur me COVID-19 i infekton mesatarisht një deri në tre persona.

Ai shtoi se numri më i madh i të prekurve me koronavirusin e ri është pas identifikimit të rasteve të para dhe përcjelljes së kontakteve të tyre. Kjo periudhë mund të marrë kohë dy deri katër javë, por siç tha ai, parashikim të saktë është vështirë të jepet.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë sfidat kryesore me të cilat po përballen aktualisht institucionet shëndetësore në Kosovë me rastet e koronavirusit?

Lul Raka: Pandemitë e tilla përcillen me sfida në të gjitha shtyllat e përballjes dhe reagimit, siç janë: koordinimi, mbikëqyrja, hulumtimi epidemiologjik, kontrolli në pikat e hyrjes, kapacitetet laboratorike, parandalimi dhe kontrolli i infeksionit, menaxhimi i rastit dhe logjistika. Por, këtu kryefjala është disiplina dhe zbatimi i masave nga populli. Fatkeqësisht, këtyre sfidave iu shtua edhe një barrë e rëndë në kohën e gabuar – konsensusi mes akterëve politikë.

Radio Evropa e Lirë: Bazuar në rastet e para, nëse merret si bazë praktika e vendeve tjera, kur pritet të jetë, kushtimisht thënë, periudha kohore e një numri më të madh të të prekurve me këtë virus?

Lul Raka: Numri më i madh është pas identifikimit të rasteve të para dhe përcjelljes së kontakteve të tyre. Kjo periudhë mund të marrë kohë 2 deri 4 javë, por një parashikim i saktë i lakores është vështirë të jepet.

Radio Evropa e Lirë: Deri në sa persona mund t’i infektojë një i prekur me COVID-19?

Lul Raka: Një i prekur me COVID-19 i infekton mesatarisht një deri në tre persona. Ka raste, si për shembull në Stubëll, kur një person infekton të gjitha kontaktet në shtëpi dhe rasti tjetër i një çifti të infektuar amerikan, të cilët kanë pasur kontakt të ngushtë me 347 persona, por asnjë nuk doli pozitiv në test.

Radio Evropa e Lirë: A e zbaton Kosova protokollin e njëjtë me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për këto raste?

Lul Raka: Kosova zbaton protokollet e OBSH-së dhe ECDC-së (Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) në të gjitha nivelet e reagimit.

Radio Evropa e Lirë: Pse është e rëndësishme të qëndrojnë njerëzit të izoluar nëpër shtëpi?

Lul Raka: Qëndrimi në shtëpi e ndërprenë zinxhirin e përhapjes nga njeriu në njeri, e parandalon përhapjen e mëtejme, redukton intensitetin e epidemisë dhe e ulë numrin e rasteve të reja. Kjo njëkohësisht, i mundëson sistemit shëndetësor të përgatitet për fluksin eventual të rasteve të reja.

Radio Evropa e Lirë: Kur mund të parashihet të fillojë rënia e rasteve me të infektuar, a ka ndonjë parashikim nga infektologët?

Lul Raka: Nuk mund të thuhet saktë, por zakonisht viruset e rrugëve respiratore që fillojnë në vjeshtë e përmbyllin ciklin në pranverë ose verën e hershme. Parashikimi është dy deri në katër javët pasuese.

Radio Evropa e Lirë: Sa mund të zgjasë faza e shërimit të një pacienti?

Lul Raka: Kjo varet nga pasqyra klinike e sëmundjes. Te rastet e lehta, prej momentit të shfaqjes së simptomave, deri te shërimi shkon deri në dy javë, kurse te rastet e rënda shërimi mund të zgjasë prej tri deri në gjashtë javë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?