Michael Gold u drejtohet VV-së dhe LDK-së: Duhet të ju vijë turp

Kryeministri Kurti pasi mori vendimin për ta shkarkuar ministrin e punëve të brendshme, Agim Veliu, LDK iu përgjigj me mocion mosbesimi. LDK vendimin e Kurtit po e konsideron si të njëanshëm dhe se me këtë veprim, kryeministri ka shkelur marrëveshjen paszgjedhore mes këtyre dy partive. Deri tani, lëvizjet e fundit në Qeveria kanë bërë që […]
Kryeministri Kurti pasi mori vendimin për ta shkarkuar ministrin e punëve të brendshme, Agim Veliu, LDK iu përgjigj me mocion mosbesimi.
LDK vendimin e Kurtit po e konsideron si të njëanshëm dhe se me këtë veprim, kryeministri ka shkelur marrëveshjen paszgjedhore mes këtyre dy partive.
Deri tani, lëvizjet e fundit në Qeveria kanë bërë që të ngjallin reagime të shumta dhe i fundit është edhe nga drejtori i Crimson Capital në Kosovë, Michael Gold.
Gold, në një status në facebook është shprehur i habitur veprimet e VV-së dhe LDK në këtë kohë kur edhe Kosova si gjithë shtetet e tjera në botë, po përballet me koronavirusin.
‘’Seriozisht? Në mes të një krize shëndetësore?’’, kishte shkruar Gold.
Tutje, në një koment tjetër, Gold thotë se është e turpshme kjo gjendje nëpër të cilën po kalon Kosova.
‘’….Përgjigja e qeverisë së Kosovës ndaj COVID ka qenë e lavdërueshme deri më tani – ata treguan maturi dhe profesionalizëm. Një turp, me të vërtetë. Koha nuk mund të jetë më e keqe. Absolutisht pa fjalë’’, kishte shkruar Gold./Periskopi/












