Mbërrijnë udhëtarët nga Dyseldorfi, do të izolohen për 14 ditë

Mbërrijnë udhëtarët nga Dyseldorfi, do të izolohen për 14 ditë

Pasditen e sotme në Aeroportin e Prishtinës kanë mbërritur 96 shtetas kosovarë të cilët ishin nisur nga Dyseldorfi i Gjermanisë. Të njëjtit pasi që do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore në aeroport do të dërgohen në Qendrën e Studentëve, hapësirë kjo që po shërben si karantinë, ku do të qëndrojnë për 14 ditë. Këta udhëtarë kanë […]

Pasditen e sotme në Aeroportin e Prishtinës kanë mbërritur 96 shtetas kosovarë të cilët ishin nisur nga Dyseldorfi i Gjermanisë.

Të njëjtit pasi që do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore në aeroport do të dërgohen në Qendrën e Studentëve, hapësirë kjo që po shërben si karantinë, ku do të qëndrojnë për 14 ditë.

Këta udhëtarë kanë arritur në Kosovë në orën 14 e 50, ndërsa në terminal janë pritur nga ekipet mjekësore dhe nga autobusët e FSK-së.

Shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Alban Zogaj, tha se të gjithë udhëtarët do të transportohen me autobusët e FSK-së për në Qendrën e Studentëve.

“Po udhëtojnë 96 shtetas të Kosovës, të cilët po priten nga ekipet mjekësore, por gjithashtu edhe nga autobusët e FSK-së. Prej Aeroportit të Prishtinës do të transportohen në mënyrë të organizuar direkt në qend rën e karantinës e cila është tek Qendra e Studentëve në Prishtinë”, tha ai.

Ai deklaroi se për sot është vetëm ky fluturim, ndërsa ditëve të tjera tha se do të shohin nëse do të lëshojnë leje.

“Vetëm një fluturim për sot është i lejuar me leje të veçantë, nuk presim tjetër fluturim për sot. Gjatë ditëve të tjera në vijim do të shohim çfarë leje do të japim. Jemi në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punëve të Jashtme”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?