Masat më të mira deri tani vinë nga India: Ja si ia bën ky shtet për të ardhurit nga Italia dhe të tjerët

Deri tani, India ka raportuar rreth 125 raste të koronavirusit, dhe është pak mister se si kombi i dytë me popullsinë më të madhe në botë, me 1.3 miliardë njerëz, ka mbetur relativisht i pakonkurueshëm në këtë aspekt. Mjekët thonë se kjo ka ndodhur ose për shkak se ka shumë më tepër raste në Indi […]
Deri tani, India ka raportuar rreth 125 raste të koronavirusit, dhe është pak mister se si kombi i dytë me popullsinë më të madhe në botë, me 1.3 miliardë njerëz, ka mbetur relativisht i pakonkurueshëm në këtë aspekt.
Mjekët thonë se kjo ka ndodhur ose për shkak se ka shumë më tepër raste në Indi sesa janë zbuluar, për shkak të vështirësive të testimit, ose se India me të vërtetë ka arritur të shpëtojë deri më tani nga më e keqja, për shkak të masave të shpejta dhe të rrepta që nga fillimi, shkruan Neë York Times.
Në Kerala, shteti që ndodhet në jug të Indisë, autoritetet përdorën teknologjinë GPS, për të gjurmuar lëvizjet e një familje indiane që besohet të ishte ndër të parët të infektuar me koronavirus.
Ata u kthyen nga Italia në fund të shkurtit, dhe brenda disa ditësh, ekipet mjekësore shkuan në të gjitha vendet që kishin vizituar, përfshirë bankat, restorantet dhe kishat dhe menjëherë i karantinuan pothuajse të gjithë ata me të cilët të cilët kishte kontaktuar kjo familje, e që ishin rreth 1 mijë njerëz.
India ishte gjithashtu një nga vendet e para që në thelb mbylli kufijtë e saj, duke anuluar vizitat dhe mohuar hyrjen për të gjithë, përveç disa të huajve të zgjedhur.
Disa shtete, të tilla si Kerala, kanë filluar të përmirësojnë edhe kontrollet e brendshme, duke matur temperaturën e pasagjerëve në vetura dhe duke ekzaminuar njerëzit në trena., përcjell Periskopi.












