LDK prish koalicionin, vendos ta rrëzojë Qeverinë Kurti me mocion mosbesimi

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa sot pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka thënë se kanë marrë vendim për inicimin e mocionit të mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, raporton Periskopi. Sipas Mustafës, Kurti po rrezikon raportet me SHBA’në duke mos vepruar për taksën, ndërsa ka përmendur edhe veprimin e sotëm për shkarkimin e ministrit të LDK’së […]
Sipas Mustafës, Kurti po rrezikon raportet me SHBA’në duke mos vepruar për taksën, ndërsa ka përmendur edhe veprimin e sotëm për shkarkimin e ministrit të LDK’së nga ana e Kurtit, Agim Veliu.
”LDK sot ka vendosur që të iniciojë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti sepse nuk duam të jemi më pjesë e një qeverie të tillë”, ka thënë Mustafa.
”Problemi që lindi sot ka lind me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshje për bahkëqeverisje me shkarkimin e Agim Veliut. Më 12 t ëkëtij muaji e kam takuar Kurtin bashkë me Vjosa Osmanin dhe Hotin dhe kam këkruar nga ai që të heqë tarifën pa kushte, sic e këkron SHBA. Sepse rrezikimi I raporteve nuk është në favor të vendit tonë dhe nuk guxojmë të humbim aleatin. Ne në esencën e programit politik të LDK është miqësia e përherdshme me Amerikën dhe nuk mund ta cënojmë këtë raport. Nuk kam marrë ndonjë përgjigje positive. Meqenëse ka kapërcyer edhe afati më 15 mars që të veprojë për heqjen e pjeshshme të tarifës. Kam konsultuar bashkëpunëtorët e mi në LDK. I kam thënë të hënën Kurtit që ta heqë tarifën sepse po rrezikohen raportet me SHBA’në. Nuk ka jdodh fare që t ëkonsutlohet me ua dhe unë të japë pëlqimin që është vrpim krejtësisht I panevojshëm në ktë situatë kur po ballafaqohemi me luftën e koronavierusit.
Kjo flet se Kurti nuk dëshiron të bashkëpunojë me neve dhe të bëjë veprim për relacione të shëndosha me partnerët tanë. LDK sot ka vendosur që të iniciojë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti sepse nuk duam të jemi më pjesë e një qeverie të tillë./PERISKOPI/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/1102323463433794/












