LDK: Albin Kurti nuk reflektoi mbi kërkesat tona, ne dorëzuam mocionin e mosbesimit

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet kryetarit Isa Mustafa, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të reflektojë ndaj kërkesave të LDK-së. Sipas Mustafës Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka tre kërkesa në adresë të Kurtit, në mënyrë që të vazhdojë parnteriteti qeverisës. Heqja e plotë e taksës dhe pa kushte, kthimi i Agim Veliut […]
Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet kryetarit Isa Mustafa, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të reflektojë ndaj kërkesave të LDK-së.
Sipas Mustafës Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka tre kërkesa në adresë të Kurtit, në mënyrë që të vazhdojë parnteriteti qeverisës.
Heqja e plotë e taksës dhe pa kushte, kthimi i Agim Veliut në postin e ministrit të Brendshëm, dhe kërkim falja ndaj tij.
Por në reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës thuhet se Albin Kurti nuk ka reflektuar deri në afatin e fundit mbi këto kërkesa.
“Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime “- thuhet në njoftimin e LDK-së.












