Kurti ua bën me dije njerëzve të Qeverisë së tij se të gjithë duhet të mendojnë e flasin sikurse ai

Kryeministri Albin Kurti sonte ka thënë se Isa Mustafën e kishte njoftuar gjysmë ore përpara për shkarkimin e Agim Veliut nga ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Periskopi. Ai thotë se të gjithë që janë në Qeverinë e tij, duhet të flasin njëzëri. ‘’E kam njoftuar më shumë se gjysme ore përpara Mustafën dhe kam […]
Ai thotë se të gjithë që janë në Qeverinë e tij, duhet të flasin njëzëri.
‘’E kam njoftuar më shumë se gjysme ore përpara Mustafën dhe kam këkruar emrin e ri. Me marrëveshje jemi zotuar se do të mbajmë qëndrime të njëjtë për cështje që do të na shfaqin. Po të mos ishte deklarimi i mesnatës, sot do kishin situatë tjetër. Tash e kemi Qeverinë e re dhe nuk mund të kemi aty ministra që i sinkronizojnë qëndrimet me dikë të Qeverisë së vjetër. Ajo kohë ka marrë fund. Njerëzit që janë në këtë qeveri, duhet të bëjnë e flasin, sikurse janë në këtë qeveri. Jo si diku tjetër.’’/PERISKOPI/












