Kurti shkel parimin e Marrëveshjes LDK me shkarkimin e Veliut: Qeveria drejt shpërbërjes?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka marrë vendim që të shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z.Agim Veliu, për shkak të një deklarate të cilën e ka cilësuar të pamatur. Në fakt, Veliu është parë vazhdimisht si problematik nga ana e eksponentët e Vetëvendosjes për shkak të mos-pajtimeve të shumta të […]
Në fakt, Veliu është parë vazhdimisht si problematik nga ana e eksponentët e Vetëvendosjes për shkak të mos-pajtimeve të shumta të ish kreut të Podujevës me liderin e tyre, Albin Kurtin.
Kjo kishte bërë që opinioni të çuditej kur Agim Veliu ishte bërë ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në Qeverinë Kurti.
Por, tashmë Kurti ka vendosur ta shkarkojë për shkak të një deklarate – edhe pse, opinioni ishte në dijeni për fërkimet e vazhdueshme me LDK-në për shkak të mos-heqjes së menjëhershme të taksës ashtu siç e kishin kërkuar ShBA-të, dhe tashmë edhe BE-ja, shkruan Periskopi.
Çka thotë Marrëveshja për Bashkëqeverisje mes VV-së dhe LDK-së?
Nëse vendimi i kryeministrit Kurti është shkarkimi dhe jo propozimi për shkarkim, atëherë gjërat pritet të acarohen edhe më tej mes dy partnerëve qeveritarë e që do të mund të çonte drejt shkarkimit të saj – ose operimit të Vetëvendosjes e vetme në Qeveri.
Në “Parimet e Marrëveshjes” kur flitet për “emërimin dhe shkarkimin” e anëtarëve të qeverisë, thuhet qartë se “zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat” mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me “Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë marrëveshja e koalicionit, bazuar në një arsyetim që E PRANON kryetari i subjektit politik me të cilin është bërë marrëveshja e koalicionit.”

Një gjë e tillë lë të nënkuptohet se e vetmja mundësi që kjo qeveri të vazhdojë është që shkarkimi të ketë ndodhur me dakordimin e kryetarit të LDK-së, z.Isa Mustafa.
Kujtojmë që Kosova aktualisht është në luftë me virusin Covid-19, dhe zgjedhjet e reja apo shpërbërja e qeverisë do të mund të rrezikonin në përmasa të jashtëzakonshme shëndetin publik të qytetarëve. /Periskopi












