Kurti me staf u testuan tinëzisht për koronavirus – Një testim te privatët në Britani kushton 313 euro

Kurti me staf u testuan tinëzisht për koronavirus – Një testim te privatët në Britani kushton 313 euro

Gjatë ditës së djeshme u bë i ditur një veprim i turpshëm nga kryeministri Kurti. Nuk po flasim për shkarkimin e z.Agim Veliu që mund ta lë Kosovën pa qeveri në këtë periudhë krize. Po flasim për testimin e panevojshëm e tinëzar të tij e të krejt stafit të tij për koronavirusin e ri, Covid-19. […]

Dhe ky testim i fshehtë ndodhi derisa banorët e fshatrave të prekura janë ankuar e kanë rënkuar për mos-testimin e tyre – pavarësisht që kishin pasur kontakte të dendura me njerëzit e infektuar.

Gazetari Parim Olluri e quajti një veprim të tillë, me të drejtë, “abuzim me pushtet”. Gazetarët e tjerë e heshtën dhe s’e përmendën një veprim të tillë të bërë tinëz.

Periskopi i ka dërguar disa pyetje në Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKShP) mbi koston e testimeve, dhe numrin e stafit të kryeministrit që i kryen panevojshëm e tinëzisht testimet.

Deri tash nuk ka përgjigjje.

Sidoqoftë, ajo që mund ta kuptojmë është çmimi i testimeve nëpër firmat private në Britani të Madhe.

Këto firma shëndetësore private kanë shitur mijëra testime për koronavirus me çmim 295 funte, ose rreth 313 euro për secilin.

Paraprakisht, çmimi për këto pajisje testuese kishte qenë 149 funte, por kishte hipur në 249 e më pas edhe në 295 – e ndërkohë që punëtorët e sistemit publik shëndetësor kishin mbetur të patestuar fare.

Këta punëtorë – siç raporton The Guardian – detyrohen që të futen në izolim për dy javë nëse dikush në shtëpinë e tyre shfaq simptoma – duke nënkuptuar që nuk mund të trajtojnë fare pacientë.

Figura të njohura publike, yje sporti, biznesmenë, kanë folur se si janë testuar pozitivisht apo negativisht me Covid-19, ndërsa vetë profesionistët shëndetësorë me simptoma të qarta nuk kanë pasur mundësi të marrin teste nga sistemi shëndetësor. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?