Kurti emëron edhe tre zëvendësministra të propozuar nga LDK-ja

Gjatë ditës së sotme janë emëruar edhe tre Zëvendesministra nga ana e Qeverisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka pranuar të mërkurën tri propozimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësministra. Është bërë e ditur se në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së […]
Gjatë ditës së sotme janë emëruar edhe tre Zëvendesministra nga ana e Qeverisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka pranuar të mërkurën tri propozimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësministra.
Është bërë e ditur se në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është emëruar Bajram Gecaj, në atë të Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit Arton Retkoceri.












