Kryetari i Vushtrrisë: I kemi identifikuar të kthyerit nga vendet e prekura me koronavirus

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se mbrëmë vonë një rast i dyshuar si i prekur me Koronavirus në këtë komunë ka dalë negativ. Ai ka thënë se deri tash në këtë komunë nuk ka asnjë të konfirmuar me COVID-19, njofton Klan Kosova. “Jemi furnizuar nga ministria me gjërat elementare dhe kemi […]
Ai ka thënë se deri tash në këtë komunë nuk ka asnjë të konfirmuar me COVID-19, njofton Klan Kosova.
“Jemi furnizuar nga ministria me gjërat elementare dhe kemi aktivizuar kontratën tonë për blerjen të barnave dhe kemi bërë blerjen e nevojshme. Kemi vendos dy tenda në oborrin e spitalit. Kemi punuar ngushtë me policinë dhe organet tjera. Nga dje kemi filluar që me mjete të komunës të bartin stafin mjekësor pa pagesë. Kemi organizuar transportin falas të tyre”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka ftuar të indetifikuarit nga vendet e prekura me këtë virus që të rrinë nëpër shtëpinë e tyre.
“Kemi identifikuar si komunë bashkë me Institutin e Shëndetit Publik të ardhurit nga vatrat e krizës si Italia dhe Gjermania. Ata janë në kontakt me IKSHP, dhe ju bëhet thirrje që të rrinë në shtëpi duke parandaluar përhapjen e virusit”.
“Esenciale është që të rrimë në shtëpi. Kemi liruar nga puna gratë shtatzëna dhe ata mbi moshën 60 vjeçare. Po ofrojmë shërbime nga distanca. Po mundohemi që sa më pak ta pengojmë jetën normale të qytetarëve”.












