Kryetari i Vitisë: Përkundër thirrjeve të shumta për ushqim e pajisje, Qeveria s’po lëvizë

Kryetari i Vitisë: Përkundër thirrjeve të shumta për ushqim e pajisje, Qeveria s’po lëvizë

Komuna e Vitisë është ndër më të prekurat nga virusi, COVID-19. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në një bisedë për Periskopin se ende janë duke u përballur me mungesë të furnizimit me barna dhe me masa mbrojtëse. Haliti thotë se përkundër thirrjeve të shumta në drejtim të Qeverisë, deri tani është bërë shumë […]

Komuna e Vitisë është ndër më të prekurat nga virusi, COVID-19.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në një bisedë për Periskopin se ende janë duke u përballur me mungesë të furnizimit me barna dhe me masa mbrojtëse.

Haliti thotë se përkundër thirrjeve të shumta në drejtim të Qeverisë, deri tani është bërë shumë pak në këtë drejtim.

‘’Te furnizimet e kemi problemin kryesor. Furnizimi me pajisje mbrojtëse dhe medicionale dhe me ushqime. Niveli qeveritar është dashtë këto dy probleme me i zgjidh. Kemi bërë thirrje të shumta, por kanë bërë shumë pak. Nuk e di pse janë vonu. Me vendimin e Qeverisë të futet e gjithë Komuna e Vitisë në karantinë dhe të mos ndihmohet, nuk ka asnjë logjikë’’, tha Haliti.

Në Viti gjendja është e qetë, dashtë Zoti mos me u provu më shumë. Jemi të orgaanizuar, jemi në funksion të qendrës së emergjencë. Kryetari tha se gjendja e të infektuarve me koronavirus është stabile, në përjashtim të atyre në moshë të tretë.

”Gjendja e të infektuarve të Vitisë që ndodhen në Kliniken Infektive në Prishtinë, është stabile përveç e të moshuarve’’, tha Haliti.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se të mërkurën është konfirmuar edhe për një person i prekur me koronavirus.

“Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç”, është thënë në njoftimin e këtij Instituti. Në njoftim është thënë edhe se deri më tani ky Institut ka kryer 308 teste të personave që dyshohet se janë prekur nga sëmundja COVID-19. Me rastin e fundit, në Kosovë deri më tani është raportuar për 20 persona të infektuar me koronavirus. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 201,672 njerëz të infektuar, 8,008 të vdekur dhe 82,071 të shëruar./Periskopi/Zana Rugova/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?