Kryetari i Vitisë: Kryeministër, a ke plan për ne?

Kryetari i Vitisë: Kryeministër, a ke plan për ne?

Komuna e Vitisë po qëndron e izoluar nga dita e premtë e javës së kaluar. Në fshatin Stubëll të kësaj komune, u konfirmuan rastet e para të prekura me virusin Covid-19. Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë për Express se deri më tani askush nga qeveria nuk ka ofruar asnjë ndihmë. Ndërkohë që qyteti […]

Të izoluar gati qe një javë, vitiasit përveç përballjes më koronavirusin, kanë një tjetër hall.  Atyre po iu mbarojnë rezervat ushqimore e medikamentet.

Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, ka thënë për Gazetën Express, ka thënë se izolimi po shkakton telashe në furnizim, pasi banorët e Vitisë nuk mund të dalin nëpër qytetet tjera.

“Tash e një javë jemi në karantinë, nuk e kemi problemin që jemi komuna e parë e prekur, por janë mbi 50 mijë banrë në 40 fshatra të Vitisë. Prej tyre ka shumë të sëmurë që kanë nevojë për barna. Vendimi për furje në karantinë na ka shkaktu telashe me furnizime. Vitisë i ka shkaktu izolim të dyfishtë, nuk lejohen qytetarët me dalë me u fuzniu me miell”, ka thënë Haliti.

Ai ka shtuar se asnjë nga institucionet nuk i ka ofruar ndihmë Vitisë, derisa adreson kritika edhe ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Qeveria është dashtë me vepru krejt ndryshe, vetë kryeministri Albin Kurti është dashur t’i dalë në ballë situatës. Është dashur të konsultohen edhe me ne kur kanë marrë vendimin. E kanë izoluar Vitinë ndërsa Kllokotin që është edhe më afër vatrës së krizës jo. Ky nuk është menaxhim i situatës, është menaxhim i keq”, ka thënë Haliti.

Haliti ka thënë se mungojnë edhe paisjet mjekësore, si dezinfektuesit e rrobat për stafin mjekësor.

“Si të veprojë Vita pa materiale, nuk po na japin as udhëzime. Kam qenë në Stubëll, janë të koordinuar, kemi ndihmu sot me barna, janë furnizu edhe vetë banorët. Janë vetëm 15 palë rroba mbrojtëse për mjekët që janë në vijën e parë e ballafaqohen me pacientët, nuk mjaftojnë”, ka deklaruar Haliti.

Ndërkohë, Vitia ka numrin më të madh të personave të prekur nga virusi Covid-19. Nga kjo komunë janë prekur 7 persona.

Kujtojmë se në Kosovë janë shënuar gjithsej 20 raste të personave të prekur me koronavirus. Rasti i fundit u konfirmua mesditën e së mërkurës nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?