Kryetari i Malishevës: Më shumë na ka ndihmuar një barnatore se sa Ministria e Shëndetësisë

Pothuajse janë bërë një javë që tri komunat , Malisheva, Podujeva, Vitia janë futur në karantinë, si shkak i të prekurve me koronavirus nga këto komuna. Deri më tani numri të prekurve është shkuar në 20, ku 4 prej tyre janë nga komuna e Malishevës. Të infektuarit po vazhdojnë të qëndrojnë në Klinikën e Infektives […]
Deri më tani numri të prekurve është shkuar në 20, ku 4 prej tyre janë nga komuna e Malishevës.
Të infektuarit po vazhdojnë të qëndrojnë në Klinikën e Infektives në QKUK, ku siç thekson kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, të infektuarit nga rajoni I Malishevës janë të gjendje stabile dhe se janë në komunikim të vazhdueshëm me ta.
Begaj i ka thënë Periskopit se gjendja në Malishevë është mirë dhe se nuk ka ndonjë rast të ri, po ashtu ka veçuar se qytetarët po vazhdojnë të respektojnë vendimin dhe se nuk ka lëvizje të shumta.
Ai ka veçuar vetëm një shqetësim në Malishevë, ku janë mbledhur duke pritur ne radhë dje disa të moshuar për marrur pensionet e tyre.
“Nuk ka asnjë ndryshim te k ta, po merren instituti me ta janë në qendrën infektivë , ka edhe komunikim me ta njëherë po thonë që janë mirë, raste të reja nuk ka jemi duke e menaxhuar situatën, ne jemi mësuar edhe më herët që të ballafaqohemi me këso situate. Në Malishevë gjendja është qetë qytetarët nuk po lëvizin. Dje e kemi pasur një shqetësim tek bankat dje ku janë mbledhur për ti marrur pensionet e veta, ku grumbullimi i njerëzve është i dëmshëm sepse mundet mu bartë”, ka thënë Begaj për Periskopin.
Kryetari Begaj po ashtu ka shprehur edhe shqetësimin se Qeveria nuk ka ndihmuar shumë këtë komunë dhe se nuk është duke u marrur shumë seriozisht nga krerët e Qeverisë.
Ai theksoi se më shumë është ndihmuar nga një barnatore se sa nga Ministria e Shëndetësisë.
“Nuk e kemi ndonjë informacion dhe nuk duhet ta neglizhojmë situatën, e ne e kemi marrur pak si jo serioze këtë gjë . Ndihma kemi pasur të pakta nga ana e Qeverisë, më shumë na ka ndihmuar një barnatore se Ministria e Shëndetësisë, por po pritet që këtë javë do të bëjnë furnizime, por që sa këtë javë këtë javë, tri komuna janë të prekurve nuk janë shumë”, ka shtuar kryetari Begaj/Periskopi












