Kryesia e LDK-së mblidhet sonte, vendos për koalicionin

Kreu i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se shkarkimi i Agim Veliut, nga pozita e ministrit të Brendshëm, nga kryeministri Albin Kurti është akt i papranueshëm për këtë parti. “Vendimi për shkarkimin e zoti Veliut është i papranueshëm për neve dhe si e tillë ne do ta mbajmë mbledhjen e Kryesisë […]
Kreu i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se shkarkimi i Agim Veliut, nga pozita e ministrit të Brendshëm, nga kryeministri Albin Kurti është akt i papranueshëm për këtë parti.
“Vendimi për shkarkimin e zoti Veliut është i papranueshëm për neve dhe si e tillë ne do ta mbajmë mbledhjen e Kryesisë së LDK-së”.
“Në ora 18:00 do ta mbajmë mbledhjen e Kryesisë”.
Kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, gjatë së mërkurës.
Zyra e kryeministrit të Kosovës, përmes një kumtese për medie, thotë se mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, është deklaruar kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Kurse Veliu ka thënë se nuk është i njoftuar rreth vendimit të Albin Kurtit për shkarkimin e tij.












