Kryeministri Kurti i padijshëm e i prapambetur apo mashtrues: Ja deklaratat e Merkelit dhe zyrtarëve britanikë e amerikanë

Kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar sot ministrin Agim Veliu për shkak të “deklaratave të tij të pamatura” duke e shkelur kështu Parimin në Marrëveshjen për Bashkëqeverisje me LDK-në. Por, duket se z.Kurti nuk është ndjekës i lajmeve ndërkombëtare dhe debateve qeveritare e publike në vendet më të zhvilluara të botës, ShBA, Britani dhe Gjermani. Deklarimi […]
Por, duket se z.Kurti nuk është ndjekës i lajmeve ndërkombëtare dhe debateve qeveritare e publike në vendet më të zhvilluara të botës, ShBA, Britani dhe Gjermani.
Deklarimi i z.Veliu ishte shqetësues, por shqetësuese ishin edhe të gjitha masat e Qeverisë Kurti e të cilat mësynin rritjen e alarmit publik mbi këtë sëmundje që të ndalej përhapja e saj.
Angela Merkel para disa javësh kishte deklaruar publikisht se 2/3 e gjermanëve – ose 58 milionë vetë – mund të infektoheshin me koronavirusin e ri Covid-19. A do të shkarkonte edhe znj.Merkel, Albin Kurti? Po të ishte ministre e tij, dhe po të ishte nga LDK-ja, dhe po të ishte kundërshtuese e tij si z.Veliu, del se po, shkruan Periskopi.
Reagime të njëjta kanë pasur edhe profesorët Chris Whitty dhe Sir Patrick Vallance në komionin parlamentar britanik gjatë ditës së djeshme. Ky i fundit deklaroi para deputetëve parlamentarë se deri në 55 mijë njerëz mund të ishin të infektuar në Britani, edhe pse numri i rasteve të konfirmuara ishte 1 mijë e 900.
A u shkarkua z.Vallance? Në fakt, ai është bërë zëri kryesor në luftën e Britanisë kundër Koronavirusit.
Ndërkohë në ShBA, Brian Monohan fizikani punonte për Kongresin dhe Gjykatën Supreme kishte thënë që pret një infektim të 70 deri në 150 milionë njerëzve në ShBA. /Periskopi












