Kryeministri i papërgjegjshëm: Rënia e Qeverisë mund të rrezikojë direkt jetën e qytetarëve

Kryeministri i papërgjegjshëm: Rënia e Qeverisë mund të rrezikojë direkt jetën e qytetarëve

Kryeministri Albin Kurti sot ka bërë një veprim tjetër të papërgjegjshëm duke e shkarkuar ministrin Agim Veliu e duke shkelur kështu Marrëveshjen për Bashkëqeverisje që e kishte nënshkruar vetë. Kurtit i është përmendur vazhdimisht ndryshimi i qëndrimeve dhe shkelja e parimeve të tij, për të cilat shumë aktivistë të Vetëvendosjes ndër vite ishin angazhuar seriozisht […]

Kurtit i është përmendur vazhdimisht ndryshimi i qëndrimeve dhe shkelja e parimeve të tij, për të cilat shumë aktivistë të Vetëvendosjes ndër vite ishin angazhuar seriozisht në sferën publike.

Por, tashmë u shkel një parim në një kohë të papërshtatshme, kur Kosova ashtu si vendet e tjera në Evropë dhe në botë po përballet me pandeminë e Koronavirusit, Covid-19.

Kuri shkarkoi Veliun gjoja për shkak të një deklarate në një televizion, duke harruar që qytetarët e Kosovës e njihnin mirë raportin e ftohtë të mëhershëm që e kishte me të, shkruan Periskopi. Madje, z.Veliu kishte qenë ndër kundërshtarët më të mëdhenj të marrëveshjes LDK-VV për qeverisje duke e cilësuar z.Kurti dhe partinë e tij si të papjekur e të papërshtatshme.

Në “Parimet e Marrëveshjes” kur flitet për “emërimin dhe shkarkimin” e anëtarëve të qeverisë, thuhet qartë se “zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat” mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me “Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë marrëveshja e koalicionit, bazuar në një arsyetim që E PRANON kryetari i subjektit politik me të cilin është bërë marrëveshja e koalicionit.”

Ndërkohë që pak më herët, Isa Mustafa deklaroi se nuk ishte konsultuar dhe vendimin e cilësoi si të papranueshëm.

“Z. Kurti nuk eshte konsultuar me mua, prandaj edhe nuk jam pajtuar per shkarkimin e ministrit Veliu. Ky eshte veprim i njeanshem, ne kundershtim me marreveshjen e koalicionit, dhe i papranueshem per LDK-në”, ka thënë Mustafa.

Por, sa rrezikon Kosova në këtë periudhë krize?

Deri tash janë shënuar 19 raste të infektuarish me Koronavirus dhe shumë qytetarë janë në panik të madh. Shumica e qytetarëve as që e kanë dëgjuar deklaratën e z.Veliu, ose as që i kanë kushtuar rëndësi nëse e kanë dëgjuar, por tashmë të gjithë kanë dëgjuar për shkarkimin e Veliut nga Kurti.

Dhe, cila shkakton panik? Pa asnjë dyshim, pasoja e parë direkte e këtij vendimi do të jetë paniku për trazira politike në vendin tonë.

Qytetarët do të jenë të shqetësuar që në këtë periudhë të rëndë Kosova mund të mbetet pa një Qeveri stabile gjë që do të mund të çonte edhe në keq-menaxhim në nivelin qendror e atë lokal.

Nuk dihet nëse LDK-ja do të vendos të largohet nga Qeveria Kurti, por ajo që dihet është se tashmë niveli i panikut është rritur ndër qytetarë në mënyrë krejtësisht të panevojshme.

Ndërkohë, nëse LDK-ja vendos të largohet nga Qeveria Kurti atëherë duhet të bëhet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme dhe e cila do ta rriste në mënyrë direkte gjasën për infektime me virus në fushatat apo zgjedhjet eventuale.

Të shpresojmë që papërgjegjësia politike nuk do të ketë ndikim edhe më të keq. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?