Krasniqi: Rënia e Qeverisë Kurti e pritur, ka hyrë në konflikt me ShBA-të e Kosova është bebe e tyre

Krasniqi: Rënia e Qeverisë Kurti e pritur, ka hyrë në konflikt me ShBA-të e Kosova është bebe e tyre

Krasniqi thotë se Kosova është një bebe e SHBA’së dhe konfliktet me këtë shtet nuk mund ta përballojnë as shtete të tjera. Sipas tij, konflikti i Kurtit me brenda e jashtë me SHBA’të ishte punë e palogjikshme, andaj rënia e Qeverisë ishte e pritshme. Sipas tij një shtet i vogël e i varfër nuk mund […]

Krasniqi thotë se Kosova është një bebe e SHBA’së dhe konfliktet me këtë shtet nuk mund ta përballojnë as shtete të tjera.

Sipas tij, konflikti i Kurtit me brenda e jashtë me SHBA’të ishte punë e palogjikshme, andaj rënia e Qeverisë ishte e pritshme.

Sipas tij një shtet i vogël e i varfër nuk mund ta përballojë një konflikt me Amerikën.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Rënia e qeverisë Kurti për mua ka qenë e pritur. Ka hyrë në konflikt direkt me SHBA-të.

Ndërsa, konfliktin me SHBA-të nuk e përballojnë as alamet shtetesh e lëre më Kosova, që është bebe e SHBA-ve. Vërtet, prodhimi serik nga Kurti i konflikteve brenda e jashtë, ishte punë e palogjikshme. Një shtet si Kosova, nuk i përballon konfliktet, sepse është shtet i vogël, i varfër, i izoluar, nën rrethim armiqësor dhe rezolutën 1244.

Vetëm aplikimi i fuqisë së butë dhe mbështetja e plotë te SHBA-të dhe NATO-ja mund ta mbajë në këmbë Kosovën si shtet dhe në paqe. Konfliktet e shkatërrojnë. Krejt çka më vjen keq për rënin e kësaj qeverie është se u prish një ëndërr e një pjese të rinisë, që jorealisht ëndërronin se do t’u zgjidhte hallet Albin Kurti. Vetë fakti që e glorifikonin si të pagabueshëm, ishte gabimi i tyre i rëndë. Nuk ka as politikan e as njeri të pagabueshëm. Unë ua kam respektuar ëndrrën, sespe janë të rinj dhe kanë të drejtë të ëndërrojnë, por ajo ishte fatamorganë. Nuk ishte reale të pritej realizim ëndrrash nga një qeveri që prodhon konflikte 24 orë në ditë brenda vendit dhe që ia ngre edhe më shumë fitilin konfliktit me SHBA-të. Për ëndrrat e saj, rinia e vendit tonë duhet të gjejë liderë nga gjiri i vet, liderë të rinjme moshë, të moderuar, me aftësi për të bërë kompromise e paqe. Albin Kurti me kursin konfrontues, nuk mund t’ua plotësojë kurrë ëndrrën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?