Krasniqi: Kryeministri po dezerton para përgjegjësisë që ka

Krasniqi: Kryeministri po dezerton para përgjegjësisë që ka

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se kryeministri Albin Kurti ka dezertuar nga përgjegjësitë që i ka për tu marrë me pandeminë e coronavirus duke harruar qytetarët nëpërmjet shkaktimit të krizave politike me shkarkim të ministrit. Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se sot kur jeta […]

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se kryeministri Albin Kurti ka dezertuar nga përgjegjësitë që i ka për tu marrë me pandeminë e coronavirus duke harruar qytetarët nëpërmjet shkaktimit të krizave politike me shkarkim të ministrit.

Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se sot kur jeta ka vlerë më shumë se çdo gjë dhe kur qytetarët kanë nevojë për siguri e ballafaqim fitimtar me pandeminë globale, Kosova edhe de jure duhet të hyjë në gjendje të jashtëzakonshme, sepse siç tha Krasniqi kjo situatë nuk mund të kalohet me njerëz të papërgjegjshëm si Albin Kurti.

Deklarata e plotë e Memli Krasniqit:

Vendi është në prag të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së virusit Covid-19 që po e rrezikon jetën e qytetarëve tanë çdo ditë e më shumë. Dhe pikërisht sot, kur duhet më së shumti unitet, vëmendje e stabilitet shtetëror për menaxhimin e kësaj krize, Kryeministri gjen momentin për të qëruar hesapet politike, duke shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme. Me këtë veprim të tij, që mund të shkaktojë krizë mbi krizën aktuale, vendi rrezikon të humbë fokusin për menaxhimin e situatës kritike, duke e rritur rrezikun që i kanoset shëndetit publik, rendit dhe sigurisë. I paaftë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë, Kryeministri sot vulosi mendësinë që e ka përcjellë vazhdimisht si një dezertor përballë përgjegjësisë aty ku duhet e kërkohet dhe si përfitues i paskrupullt nga rrethanat e momentit, aty ku nuk duhet dhe ku s’është e ndershme. Me veprimin e sotëm, Albin Kurti vetëm sa e konfirmoi urgjencën për shpalljen formale të gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës. Prandaj sot, kur jeta ka vlerë më shumë se çdo gjë dhe kur qytetarët kanë nevojë për siguri e ballafaqim fitimtar me pandeminë globale, vendi ynë edhe de jure duhet të hyjë në gjendje të jashtëzakonshme, sepse kjo situatë nuk mund të kalohet suksesshëm me njerëz të papërgjegjshëm si Albin Kurti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?