Kosovarët në veri të vendit shprehen të rrezikuar nga koronavirusi

Banorët e lagjes ‘’Kodra e Minatorëve’’ në veri të Mitrovicës ankohen për kushtet, thonë se iu mungojnë gjërat elementare. Në mëngjes punon si imam. Pas kësaj, Xhemajl Cerani kthehet në ushqimoren e tij të vogël në pjesën veriore të Mitrovicës. Cerani tregon se ky është dyqani i vetëm në lagjen Kodra e Minatorëve. Andaj, 50 […]
Në mëngjes punon si imam.
Pas kësaj, Xhemajl Cerani kthehet në ushqimoren e tij të vogël në pjesën veriore të Mitrovicës.
Cerani tregon se ky është dyqani i vetëm në lagjen Kodra e Minatorëve.
Andaj, 50 familje shqiptare e serbe furnizohen tek ai.
Por, Cerani thotë gjatë kësaj periudhe në dyqanin e tij po mungojnë gjërat elementare.
E në këtë lagje ekziston edhe një qendër e mjekësisë familjare.
Por, sipas banorëve kjo qendër punon vetëm në mëngjes dhe mbyllet në ora 12 .
Hanumsha Hysenaj, banore e kësaj ane thotë se në rast të prekjes nga virusi ata nuk do të kenë se ku të drejtohen.
Hyseni gjithastu theksoi, se ata nuk posedojnë as mjete mbrojtëse.
Ndërkohë Hysenaj pati ankesa për kushtet ekonomike.
Ajo thotë se ata nuk kanë mundësi që të furnizohen me ushqim si të tjerët.
T7 ka vizituar edhe qendrën e mjekësisë familjare, por ajo qenë e mbyllur.
Banorët u shprehën se po ndihën të rrezikuar në këtë kohë ku virusi covid-19 është përhapur, dhe shpresojnë që dikush tu dalë në ndihmë.
Ndërkaq, ata shtuan se me ndalimin e qarkullimit të taksive nga ana jugore në veri banorët e kanë të pamundur edhe qarkullimin pasi ndihen të rrezikua nga serbët.
T7 ka provuar të kontaktojë Komunën e Mitrovicës që të marr përgjigje nëse po ndërmerret diçka në këtë lagje, por kryetari Agim Bahtir, por edhe zyrtar të tjerë kanë qenë të papashëm .












