Kosova 244 ditë pa Qeveri funksionale: Kurti 0% luftë kundër korrupsionit, 0% zhvillim, 100% fjalë boshe

Më 19 korrik të vitit 2019, kryeministri i atëhershëm i Kosovës Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje me arsyetimin e rremë se ishte ftuar nga Gjykata Speciale. Prej asaj dite e këndej, Kosova nuk ka pasur qeveri funksionale – gjë e cila mund t’i ketë kushtuar vendit tonë qindra miliona euro, dhe dëme të tjera të […]
Prej 19 korrik të vitit 2019 e deri tash janë bërë 244 ditë. Dhe qe 244 ditë Kosova nuk kishte një qeveri funksionale – mungesa e së cilës do të ndihet edhe për brezat e ardhshëm.
Më 6 tetor, zgjedhjet do t’i fitonte Lëvizja Vetëvendosje me LDK-në, dhe të cilat u zotuan se do ta krijonin tepër shpejt koalicionin qeverisës. Në fakt, ato e finalizuan koalicionin vetëm pas gato 120 ditësh negociatash me njëra-tjetrin.
Kurti u zgjodh kryeministër – por në fakt, nuk ishte asnjëherë tamam kryeministër.
Ai hezitoi të merrte vendime në të mirë të qytetarëve – duke vonuar së tepërmi programin qeverisës, dhe duke mos ndërmarrë asnjë veprim që do të luftonte krimin e organizuar dhe korrupsionin. 45 ditë, 0 veprime.
Krejt çka bëri ai ishte ajo që e kishin bërë edhe qeveritë e kaluara: shkarkoi disa zyrtarë krejtësisht të parëndësishëm.
Por, megjithëse nuk bëri absolutisht asgjë si lider i qeverisë, Kurti ishte tepër i zënë nëpër intervista e konferenca shtypi ku jepte fjali boshe për probleme reale me të cilat përballen qytetarët e vendit.
Gati gjysma e kohës së tij në krye të Ekzekutivit i kaloi atij nëpër studio televizive, nëpër gazeta e nëpër konferenca shtypi – duke folur si të mos kishte pikë përgjegjësie për të ardhmen e vendit.
Përveç që nuk ofroi asnjë alternativë tjetër për marrëveshjen me Serbinë, ai e vuri Kosovën në pozitën më të palakmueshme që nga paslufta: nën kërcënimin amerikan.
Sidoqoftë, për 45 ditë punë në Qeveri ai ka shkelur më shumë se 45 premtime – dhe të gjitha këto, me fjalë goje.
Dhe tash që ditët pa qeveri funksionale në Kosovë do të vazhdojnë, Kurti ka nisur joformalisht fushatën duke e kërkuar sërish pushtetin – edhe pse nuk ka asnjë partner të mbetur për qeverisje përveç Listës Serbe dhe deputetëve të pakicave tjera.
E vetmja gjë që Kurti do të bëj është të harxhojë kohë dhe të mbajë Kosovën të bllokuar – përkundër telasheve të shumta ekonomike me të cilat përballen qytetarët e vendit tonë, sidomos ata të shtresës së varfër. /Periskopi












