Koronavirusi në Kosovë: Gjakovarët nuk blejnë maska mbrojtëse, i qepin vetë

Sonte u raportua se tashmë ishin konfirmuar edhe dy raste me Koronavirusin e Ri Covid-19 në Kosovë, që e çon numrin e përgjithshëm në 19. Dy personat e fundit të prekur nga Koronavirusi në Kosovë doli se ishin nga komuna e Gjakovës. Pikërisht në këtë komunë, një zyrtar i lartë i komunës ka njoftuar se […]
Dy personat e fundit të prekur nga Koronavirusi në Kosovë doli se ishin nga komuna e Gjakovës.
Pikërisht në këtë komunë, një zyrtar i lartë i komunës ka njoftuar se gjendja është nën kontroll dhe se po menaxhohet nga niveli lokal, shkruan Periskopi.
Për më shumë, nga kjo komunë për RTV Dukagjinin deklaruan edhe se kishte filluar qepja e maskave të mbrojtjes nga vetë qytetarët, më konkretisht nga një kompani tekstili në bashkëveprim me komunën.
Nuk dihet nëse këto maska do të shpërndahen falas për të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës. /Periskopi












