Koronavirusi, a mund të infektohemi nga paratë

Koronavirusi, a mund të infektohemi nga paratë

Në një kohë kur globi është kapluar nga frika e koronavirusit, njerëzit, me të drejtë, kërkojnë të dinë nëse kartëmonedhat dhe monedhat janë transmetuese të rrezikshme të armikut vdekjeprurës. E thënë ndryshe, a përbëjnë paratë e thata burim infeksioni? Paraja nuk paraqet ndonjë rrezik të veçantë/specifik ndaj publikut, sa i takon virusit Anëtari i Bordit […]

Në një kohë kur globi është kapluar nga frika e koronavirusit, njerëzit, me të drejtë, kërkojnë të dinë nëse kartëmonedhat dhe monedhat janë transmetuese të rrezikshme të armikut vdekjeprurës. E thënë ndryshe, a përbëjnë paratë e thata burim infeksioni?

Paraja nuk paraqet ndonjë rrezik të veçantë/specifik ndaj publikut, sa i takon virusit

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bundesbank, Johannes Beermann deklaroi se rreziku i marrjes së koronavirusit përmes parave të thata është jashtëzakonisht minimal. Në një konferencë shtypi në Bundesbank, Beermann vuri në dukje se “probabiliteti për t’u sëmurë nga paratë është më i vogël sesa nga shumë objekte të tjera të përdorura në jetën e përditshme”.

Ai tha se veçanërisht kartëmonedhat në euro janë krijuar të tilla që ndotja përmes përdorimit të përditshëm të jetë minimale. Për më tepër, kartëmonedhat 5 dhe 10 €, të cilat janë më të përdorurat dhe qarkullojnë dorë më dorë, gjithashtu kanë një shtresë mbrojtëse kundër ndotjes.

“Në 35 degët e saj, Bundesbank çdo vit përpunon mbi 14 miliardë kartëmonedha, heq kartëmonedhat e ndotura dhe i zëvendëson ato”, shpjegoi Z. Beermann.

Nuk ka rrezik që të transmetohet virusi përmes kartëmonedhave

René Gottschalk, infektiolog dhe drejtues i Zyrës së Shëndetit në Frankfurt am Main, nuk konsideron se ka ndonjë rrezik të transmetimit të koronavirusit përmes kartëmonedhave.

“Në parim, është plotësisht e parëndësishme se sa kohë patogjenët mund të mbijetojnë në sipërfaqe. Ajo që është vendimtare është nëse përbën një kanal infeksioni”, shpjegoi Gottschalk në konferencën për shtyp.  Ai nuk pa asnjë kanal të tillë infeksioni si ekzistues te kartëmonedhat.

“Koronavirusi është përhapur kryesisht nga kollitja, teshtitja ose gjithashtu duke folur”, shtoi Gottschalk, “Nëse virusi përhapet përmes kartëmonedhave ose sipërfaqeve të tavolinës, numri i rasteve do të ishte më i lartë, vuri në dukje ai”.

Po kështu, Shoqata Ndërkombëtare e Valutave ICA u shpreh se nuk ka dëshmi se kartëmonedhat janë më të ndotura se çdo sipërfaqe tjetër dhe mendimi mbizotërues midis ekspertëve mjekësorë është se virusi nuk po transmetohet nga kartëmonedhat.

“Të gjitha sipërfaqet mund të mbajnë virusin COVID-19 ose ndonjë baktere dhe virus tjetër. Kjo natyrisht përfshin kartëmonedha. Dhe kartat. Dhe telefonat, tavolinat, tastierat, butonat e ashensorit. Lista është e pafund”, shprehet në një njoftim shoqata.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?