Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Podujevë

Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Podujevë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se është konfirmuar edhe një rast me koronavirus në Kosovë. Bëhet fjalë për një 55 vjeçare nga fshati Bradash i Podujevës. Njoftimi i IKShP-së:   Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 308 mostra […]

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se është konfirmuar edhe një rast me koronavirus në Kosovë.

Bëhet fjalë për një 55 vjeçare nga fshati Bradash i Podujevës.

Njoftimi i IKShP-së:

 

Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 308 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot me 18.03.2020 është konfirmuar një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.414 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 370 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 18.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 13.316 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 519 udhëtarë, Merdare 4.780, Vërmicë 3.726, Jarinje 887, Dheu i Bardhë 801, Hani i Elezit 1.258, Kullë 744, Qafë Morinë 44, Bërnjak 394, Qafë Prush 28, Muçibabë 134 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 18 mars 2020 sipas Ëorldmeters, janë raportuar gjithsej 204.047 raste të COVID-19 me 8.250 raste të vdekjes, përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej 81.622 raste të COVID-19: Itali (31.506), Iran (17.361), Spanjë (13.716), Francë (7.730), Gjermani (9.877), Mbretëri të Bashkuar (1.950), Holandë (1.705), Belgjikë (1.486), Greqi (387), Serbi (83), Kroaci (81), Shqipëri (59), Maqedoni e veriut (31).
Deri me 18 mars 2020 nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar 3.454 raste të vdekjes: Itali (2.503), Spanjë, Iran (1.135), (533), Francë (175), Mbretëri të Bashkuar (71), Gjermani (26), Belgjikë (10), Poloni (5), Greqi (5), Danimarkë (4), Norvegji (4) Austri (4), Bullgari (2), Irlandë (2), Hungari (1), Luksemburg (2) dhe Shqipëri (2), Turqi(1).

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?