Koha: Stafi i Emergjencës në Viti nuk u testua, por Kurti me krejt stafin po

Koha: Stafi i Emergjencës në Viti nuk u testua, por Kurti me krejt stafin po

Kanë hyrë në ditën e 6-të të karantinës 17 mjekët dhe infermierët e Komunës së Vitisë, të cilët u obliguan të futen në vetizolim për shkak se patën kontakt me 77-vjeçarin, i cili u konfirmua me COVID-19. E përkundër kësaj deri më tani askush prej këtyre mjekëve nuk janë testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit […]

Kanë hyrë në ditën e 6-të të karantinës 17 mjekët dhe infermierët e Komunës së Vitisë, të cilët u obliguan të futen në vetizolim për shkak se patën kontakt me 77-vjeçarin, i cili u konfirmua me COVID-19.

E përkundër kësaj deri më tani askush prej këtyre mjekëve nuk janë testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për të parë nëse janë prekur nga ky virus.

Drejtoresha e QKMF-së në këtë komunë, Vjollca Kadolli, e cila gjithashtu është vetizoluar, ka bërë të ditur se mjekët e infermierët janë duke qëndruar nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa një tjetër është vetizoluar brenda ambienteve të Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Kadolli ka thënë se izolimi i këtij numri të madh të mjekëve dhe infermierëve në Komunën e Vitisë ka vështirësuar punën e stafit atje.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, kishte thënë ditë më parë se këta mjekë do të testohen vetëm në rast se shfaqin shenja deri në dy javët e ardhshme.

Por, megjithëkëtë, Instituti i Shëndetit Publik e ka testuar gjithë kabinetin qeveritar pa pasur ndonjë simptomë për koronavirus.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri dhe stafi i kabinetit të tij janë udhëzuar të testohen, shkaku i natyrës së punës dhe takimeve me delegacione vendore e ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Qeverisë nuk ka bërë të ditur se sa është numri i zyrtarëve që janë testuar.

“Duke pasur parasysh natyrën e punës së kryeministrit dhe stafit të kabinetit të tij, natyrë kjo që parasheh takime të shpeshta me delegacione vendore dhe ndërkombëtare në funksion të kryerjes së detyrave zyrtare, dhe në kuadër të masave të nevojshme për parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19, kryeministri dhe stafi i kabinetit të kryeministrit, si masë kujdesi të shtuar, janë udhëzuar që t’iu nënshtrohen analizave. Rezultatet nga analizat kanë dalë negative për të gjithë. I ftojmë të gjithë të vazhdojnë me respektimin e masave të vendosura nga Qeveria dhe këshillave të profesionistëve”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, Xhemajl Selami, thotë se janë mjekët ata që duhet të testohen së pari për shkak të kontaktit të parë me të infektuarit e mundshëm, derisa ai këtë situatë e quan diskriminuese, raporton Koha.

Por, Ministri i Shëndetësisë këtë të enjte nuk ka dhënë sqarime se përse mjekëve në Viti ende nuk u është bërë testimi, por vetëm ka kërkuar durim nga ta.

Kosova nuk e ka luksin të mbajë në karantinë stafin mjekësor për faktin se komunat e Kosovës janë duke u përballur me mungesë të madhe të stafit mjekësor, sidomos infektologëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?