Kjo është gjendja shëndetësore e vajzës që u prek me koronavirus

Kjo është gjendja shëndetësore e vajzës që u prek me koronavirus

Deri tani në Kosovë ka shkuar në 16 numri i të infektuarve me koronavirus, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje që t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se pas mesnate në laboratorin e IKSHPK-së është konfirmuar edhe një rast pozitiv […]

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se pas mesnate në laboratorin e IKSHPK-së është konfirmuar edhe një rast pozitiv me COVID-19, duke e çuar numrin gjithsej në 16.

“Një rast i ri me COVID-19. Pas mesnate në laboratorit e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani në laboratorët e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim.

Gjendja shëndetësore e vajzës së pranuar mbrëmë në Klinikën Infektive, është në gjendje të mirë shëndetësore.

Këtë e ka bërë të ditur për T7 profesori dhe infektologu i QKUK-së, Salih Ahmeti.

“Mund të ju njoftoj se gjendja shëndetësore e vajzës e cila u pranua mbrëmë në Klinikë dhe që rezultati me koronavirus doli pozitiv, është stabile. Ne jemi duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të saj”, ka deklaruar Ahmeti.

E bëhet e ditur se në qendrën e thirrjeve janë pranuar në total 1600 telefonata, ndërkaq vetëm të hënën nga orët e hershme të mëngjesit janë pranuar 215 thirrje telefonike.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetizolim shtëpiak.

Duke ditur se në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e qytetarëve është e domosdoshme, IKSHPK-ja apelon të bëhet kujdes i shtuar, duke mbajtur distancë nga tjetri dhe duke reduktuar daljet vetëm në raste emergjente.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar nga qytetarët bashkëmenaxhimin e kësaj situate, duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?