Kina shënon edhe një ditë pa raste të reja të brendshme me koronavirus

Kina tha se ka regjistruar edhe një ditë pa infeksione të reja lokale me coronavirus. Autoritetet, megjithatë, raportuan për 39 të infektuar të rinj, por thanë se të gjitha ato janë raste të importuara, që do të thotë se qytetarët e kanë marrë virusin jashtë Kinës dhe kanë dalë pozitivë pasi kanë hyrë në Kinë. […]

Kina tha se ka regjistruar edhe një ditë pa infeksione të reja lokale me coronavirus.

Autoritetet, megjithatë, raportuan për 39 të infektuar të rinj, por thanë se të gjitha ato janë raste të importuara, që do të thotë se qytetarët e kanë marrë virusin jashtë Kinës dhe kanë dalë pozitivë pasi kanë hyrë në Kinë.

Numri i të vdekurve në Kinë po ashtu është ngadalësuar, thanë zyrtarët shëndetësorë, të cilët raportuan për vetëm tri viktima të reja.

Në total, shkruan rel, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Kinë kanë humbur jetën 3,132 persona, si pasojë e coronavirusit.

Instituti i Shëndetit Kombëtar në Kinë ka thënë edhe të enjten se të gjitha rastet e reja me coronavirus në këtë ditë, kanë qenë të importuara.

Kina besohet se është vend i origjinës së coronavirusit.

Rastet e para atje janë shfaqur në fund të vitit të kaluar dhe më pas janë përhapur në mbi 150 vende të botës.

Aktualisht, në gjithë globin janë të infektuar mbi 244,000 njerëz, ndërsa kanë humbur jetën mbi 10,000.
Numrin më të madh të viktimave e ka Italia: 3,405.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?