Kina raporton vetëm një rast të ri me koronavirus brenda një dite

Kina ka raportuar sot vetëm një rast të brendshëm të koronavirusit, por gjeti edhe 20 raste të tjera të të të infektuarve të cilët kanë ardhur nga jashtë, dhe të cilët po shihen si kërcënim në rrugën për të parandaluar përhapjen e virusit. Rasti i vetëm që u paraqit në Ëuhan do të forcojë pikëpamjen […]
Kina ka raportuar sot vetëm një rast të brendshëm të koronavirusit, por gjeti edhe 20 raste të tjera të të të infektuarve të cilët kanë ardhur nga jashtë, dhe të cilët po shihen si kërcënim në rrugën për të parandaluar përhapjen e virusit.
Rasti i vetëm që u paraqit në Ëuhan do të forcojë pikëpamjen e Kinës se ajo ka “frenuar në thelb” përhapjen e virusit që u shfaq në qytet dhjetorin e kaluar, shkruan Daily Mail, transmeton Periskopi.
Por, Kina tani është e shqetësuar për një fluks nga jashtë, me një mesatare prej 20,000 njerëz që fluturojnë në Kinë çdo ditë. Pekini tani po kërkon që pothuajse të gjithë ata që shkojnë në Kinë të hyjnë në karantinë 14-ditore në hotelet e përcaktuara.
Kina raportoi gjithashtu 13 vdekje të reja sot, duke rritur numrin e saj në 3,226. Vendi ka regjistruar 80.881 raste të infektuar.
Ndryshe, numri i vdekjeve në të gjithë botën ka kaluar 7,000, më shumë se 181.500 të infektuar dhe është përhapur në 145 vende të botës./Periskopi/












