Këto janë rezultatet e analizave për koronavirus të mjekëve nga Vitia

Rreth 20 punonjës mjekë dhe infermierë të QKMF-së në Viti, të cilët me rekomandimin e ISHPK-së po qëndronin në karantinë prej të premtës së kaluar, nuk janë infektuar me koronavirus. Të njëjtit kishin trajtuar 77 vjeçari nga Stublla, me të cilin kishin kontakt fizik gjatë ekzaminimit të tij në emergjencë, shkruan Plus Televizion. Sot ka […]
Rreth 20 punonjës mjekë dhe infermierë të QKMF-së në Viti, të cilët me rekomandimin e ISHPK-së po qëndronin në karantinë prej të premtës së kaluar, nuk janë infektuar me koronavirus.
Të njëjtit kishin trajtuar 77 vjeçari nga Stublla, me të cilin kishin kontakt fizik gjatë ekzaminimit të tij në emergjencë, shkruan Plus Televizion.
Sot ka përfunduar drama 7 ditore, me të cilën u përballen fronti i parë i luftës kundër pandemisë Covid-19, pasi i gjithë stafi i dyshuar kanë rezultuar negativ në testin që u është bërë atyre nga ISHPK.












