Këshilltari i Thaçit i kundërpërgjigjet ministres Haxhiu: Paaftësinë tuaj po përpiqeni ta mbuloni duke u marrë me presidentin

Këshilltari i Thaçit i kundërpërgjigjet ministres Haxhiu: Paaftësinë tuaj po përpiqeni ta mbuloni duke u marrë me presidentin

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, kundër Thaçit. Behramaj ka thënë se ajo paaftësinë e Qeverisë për ta menaxhuar një situatë të jashtëzakonshme, qoftë edhe për vetëm një muaj, po mundohen ta mbulojnë njëjtë, siç bëjnë gjithmonë, duke u marrë me presidentin. Këshilltari i […]

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, kundër Thaçit.

Behramaj ka thënë se ajo paaftësinë e Qeverisë për ta menaxhuar një situatë të jashtëzakonshme, qoftë edhe për vetëm një muaj, po mundohen ta mbulojnë njëjtë, siç bëjnë gjithmonë, duke u marrë me presidentin.

Këshilltari i Thaçit ka thënë se sikur Qeveria të kishte ditur çfarë është menaxhimi, sot nuk do t’i kishim këto raste të të infektuarve në rritje nga individë të ardhur nga jashtë Kosovës. Por, sipas tij, të gjithë të ardhurit do t’i trajtonte dhe izolonte me kohë.

“Paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për ta menaxhuar një situatë të jashtëzakonshme, qoftë edhe për vetëm një muaj, ministrja Albulena Haxhiu qenka munduar ta mbulojë njëjtë, siç bëjnë gjithmonë këta, duke u marrë me presidentin.

Sikur të kishit ditur ju çfarë është menaxhimi, sot nuk do t’i kishim këto raste të të infektuarve në rritje nga individë të ardhur nga jashtë Kosovës. Por, të gjithë të ardhurit do t’i trajtonit dhe izolonit me kohë. Ky numër tani pandalshëm është në rritje si pasojë e keqmenaxhimit tuaj.

Sikur të dinit ju çfarë është menaxhimi dhe të ju interesonin qytetarët, nuk do i linit ata të prisnin me orë të tëra për t’i bërë analizat dhe hequr shqetësimet e tyre, duke ju pritur juve deri sa i keni përfunduar tuajat në Qeveri e Kuvend.

Edhe, përkundër që po përtoj çdo ditë të merrem me paaftësinë tënde si ministre, po e shfrytëzoj këtë rast të ta sqaroj që votimi i dekretit të presidentit për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, siç është kërkuar në bazë të nenit 131, paragrafi 1.3, nuk bëhet me 2/3 e deputetëve, sepse sërish ishe ngatërruar, por me shumicë të thjeshtë. Votimi me 2/3 e deputetëve kërkohet vetëm kur Gjendja e Jashtëzakonshme tejkalon 150 ditë.

Po dukesh shumë e ngatërruar, ministre. Po gabon shumë shpesh!”, ka shkruar Behramaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?