Këshilltari i Thaçit i drejtohet Kurtit: Me mashtrime erdhe në pushtet, duke mashtruar po largohesh

Këshilltari i Thaçit i drejtohet Kurtit: Me mashtrime erdhe në pushtet, duke mashtruar po largohesh

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka reaguar ndaj gjendjes së krijuar nga Kryeministri, Albin Kurti. Behrami vendimin e Kurtit për ta shkarkuar Agim Veliun nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme, thotë se e bëri për t’i arsyetuar sjelljet e tij diktatoriale, sesa për të argumentuar shkarkimin e nënkryetarit të LDK-së. Tutje, […]

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka reaguar ndaj gjendjes së krijuar nga Kryeministri, Albin Kurti.

Behrami vendimin e Kurtit për ta shkarkuar Agim Veliun nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme, thotë se e bëri për t’i arsyetuar sjelljet e tij diktatoriale, sesa për të argumentuar shkarkimin e nënkryetarit të LDK-së.

Tutje, thotë se: ”Dorëzimi, dezertimi dhe tërheqja pa kushte e Kurtit nga Qeveria e Kosovës ka qenë më e parashikueshme, sesa moti që do të marrë nesër.”

Shkrimi i plotë:

Arsyetimi i Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut, në një konferencë për media, më shumë ishte për t’i arsyetuar sjelljet e tij diktatoriale, sesa për të argumentuar shkarkimin e nënkryetarit të LDK-së.

Dorëzimi, dezertimi dhe tërheqja pa kushte e Kurtit nga Qeveria e Kosovës ka qenë më e parashikueshme, sesa moti që do të marrë nesër.

Për të gjithë mitizuesit dhe glorifikuesit e tij: Albin Kurti nuk është i kovatur për të zgjidhur probleme. Ai është brilant për t’i identifikuar dhe për t’i krijuar ato!

Kurti po i ikën përgjegjësisë për dështimin e mundshëm me Covid-19, për dialogun Kosovë-Serbi, për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për zhvillimin ekonomik dhe për bashkimin kombëtar!

Ai u rrëzua në kurthimin e vet të retorikës nacionaliste. Albini, thjesht, do të ishte një mësues, një hoxhë ose prift i mirë ose ndonjë profesor i retorikës.

Ndërsa, me aftësinë e tij për të rimuar do të mund të ishte vetëm një poet nën mesatar i ndonjë rajoni të thellë të Kosovës.

“Jo Evropa në Kosovë, por Kosova në Evropë”! WOW, çfarë gjeniu!

“Unë nuk mbijetoj, por jetoj fuqishëm”! Zot, faleminderit që e përjetova këtë thënie!

Këtë fjali të pamenduar dhe të pathënë nga njerëzimi, dhe që mund të prodhohet vetëm nga një kokë me IQ të Albert Ajnshtajnit duhet të patentohen.

Por, sfidat e mëdha që ka para vetes Kosova nuk zgjidhen me flluska të retorikës, as me rima dhe as duke e mallkuar krejt botën për mosrealizimin e ideologjisë së tij të ekstremit të së majtës nacionaliste.

Prandaj, unë kërkoj që Kurti mos të largohet! Rri në Qeveri, ballafaqohu me pasojat e Covid-19, përfundoje dialogun Kosovë-Serbi, pa e cenuar asnjë milimetër të territorit të Kosovës, pa “Zajednicë”, me njohje të ndërsjellët, duke u anëtarësuar në NATO, në BE dhe në OKB.

Dua që t’i jetësosh paralajmërimet apokaliptike për luftimin e krimit dhe të korrupsionit deri në njeriun e fundit në Kosovë. Rri, zhvilloje ekonominë, përmes kooperativave, përmes kthimit të pronave publike, përmes ndalimit të privatizimit, përmes kontrollimit të tregut dhe përmes reciprocitetit.

Qëndro dhe shpëtoji krerët e UÇK-së, shpëtoji komandantët dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare nga Gjykata Speciale.

Rri në Qeveri dhe ktheji të pagjeturit, zëvendësoje flamurin lara-lara me atë kombëtar, largoje Serbinë nga Kosova, hiqua të drejtat minoriteteve, tërhiqe decentralizimin, ktheji krejt pronat publike.

Mos ik! Qëndro në Qeveri dhe jetësoje aspiratën shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar.

Ti je kryeministër, Agim Veliu nuk është pengesë për të jetësuar të gjitha premtimet elektorale. Askush nuk do të jetë pengesë, përveç vullnetit dhe egos tënde.

Mos u dëshmo sërish si frikacak, rri në Qeveri, sepse askush nuk do t’i kryejë për ty punët e rënda, që më pas ti mund të marrësh vetëm lavdinë!

Me mashtrime erdhe në pushtet, duke mashtruar po largohesh!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?