Këshilltari i Thaçit: Contour Global u tërhoq për shkak të kësaj Qeverie, Kurti po rrezikon ekzistencën e shtetit të Kosovës

Këshilltari i Thaçit: Contour Global u tërhoq për shkak të kësaj Qeverie, Kurti po rrezikon ekzistencën e shtetit të Kosovës

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thacit, Artan Behrami ka reaguar pas lajmeve se Kompania Contour Global është tërhequr për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’. Behrami ka shkruar se kjo kompani është tërhequr për shkak të kundërshtimit të Qeverisë Kurti. “Kompania amerikane që planifikojë t’i investojë mbi 1.5 miliardë euro në ndërtimin e termocentralit […]

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thacit, Artan Behrami ka reaguar pas lajmeve se Kompania Contour Global është tërhequr për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’.

Behrami ka shkruar se kjo kompani është tërhequr për shkak të kundërshtimit të Qeverisë Kurti.

“Kompania amerikane që planifikojë t’i investojë mbi 1.5 miliardë euro në ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, sot u tërhoq nga ky investim, për shkak të kundërshtimit të Qeverisë Kurti”, tha ai.

Behrami thotë se me këtë projekt, Amerika ka synuar që të pavarsonte Kosovën nga varësia e Serbisë dhe Rusisë në sektorin e energjisë.

Sipas këshilltarit të presidentit, kryeministri Albin Kurti është duke e rrezikuar ekzistencën e shtetit të Kosovës.

 

Reagimi i plotë i Behramit:

Kërcënimet e Qeverisë së Kosovës kundër investimeve amerikane sot morën formë. Kompania amerikane që planifikojë t’i investojë mbi 1.5 miliardë euro në ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, sot u tërhoq nga ky investim, për shkak të kundërshtimit të Qeverisë Kurti.

“Situata politike në Kosovë që nga korriku, formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i Qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara”, thuhet në deklaratën e amerikanëve.

Me këtë projekt, Amerika synonte ta pavarësonte Kosovën nga varësia e Serbisë dhe Rusisë në sektorin energjetik.

Retorika e filozofëve, myhibëve dhe cyberxhematit të Vetëvendosjes kundër Amerikës ia humbi Kosovës një prej investimeve më të mëdha amerikane, që do të transformonte vendin tonë.

Por, si duket kjo nuk është duke iu mjaftuar.

Ata vazhdojnë të tallen me bllokimin e 200 milionë dollarëve të investimeve të tjera amerikane, 50 milionë eurove të MCC-së, si dhe 150 milionë eurove të tjera për gazin, që planifikoheshin të investoheshin në Kosovë.

Me këto veprime, Kurti është duke e rrezikuar ekzistencën e shtetit të Kosovës, që është një kombinim i vullnetit qytetar përbrenda dhe i investimit amerikan nga jashtë.

Krahas koronavirusit, veprimet konfrontuese të Qeverisë me Amerikën janë sfidë me pasoja tepër të mëdha për popullin tonë!

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?