Kelmendi: Është vështirësuar furnizmi me miell, të intervenohet me rezervat shtetërore

Kelmendi: Është vështirësuar furnizmi me miell, të intervenohet me rezervat shtetërore

Pas paraqitjes së pandemisë COVID-19, biznesmeni i njohur në vend, Ramiz Kelmendi, po thotë se bizneset po ballafaqohen me kërkesën e shtuar për disa artikuj themelor që nevojiten për familjet në vend. Deri tash, sipas tij, ka mungesë të miellit, që është reduktuar për shkak të kufizimit të lëvizjes së mallrave nëpër shtete të ndryshme […]

Kelmendi ka kërkuar nga institucionet e shëtit që të shpall gjendjen e jashtëzakonshme për të dalë nga kriza dhe zvogëluar koston financiare që aktualisht është tash.

“Ka mungesë momentalisht të miellit, ndërsa sa i përket produkteve të tjera jemi në një fazë të mbulimit të kërkesave të përnjëhershme siç nuk kanë qenë deri më sot… Coronavirusi është një epidemi regjionale, botërore. Pra, të gjitha ato shtete që më shumë të prekur, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, në një farë forme kanë tërhequr nga shitja dhe kanë kufizuar eksportin e produkteve strategjike, për të cilat ato produkte i nevojiten qytetarëve të Kosovës. Kanë vendosur po ashtu mos lëvizjen e lirë të qytetarëve, vetëm të transportit të mallrave. Mirëpo edhe vozitësit, të cilët po lëvizin nëpër shumë firma nëpër botë, Evropë dhe Ballkan nuk janë duke punuar. Prandaj, është ndalë eksporti nga shtetet e ndryshme, të cilat e kanë kufizuar eksportin dhe nuk kemi me çka me i sjellë mallrat në Kosovë. Pastaj, rreziku i vozitësve që të futen në karantinë e ka shtuar në masë të madhe zvogëlimin e atyre vozitësve të cilët kanë qenë në dispozicion. Sigurisht se nuk ka vend për panik, mirëpo gjithnjë ka vend për pakujdesje që çdo familjarë të kujdeset për mundësinë e ndonjë shfaqjeje të mungesave të caktuara për një kohë, por jo më shumë se 45-60 ditë”, thotë Kelmendi, për KosovaPress.

Ai ka ftuar qeverinë që të fillojë të intervenojë me rezervat e shtetit, në mënyrë që të zvogëlohet paniku tek qytetarët dhe të zvogëlohet mundësia e bartjes së koronavirusit.

“Pra, nuk kemi miell në vazhdimësi. Kemi miell që po arrin hërë pas here, por ajo më shumë po nxit panik. Andaj, me këtë rast unë kisha shfrytëzuar rastin, që ta ftoj Qeverinë e Kosovës që të intervenojë nga rezervat shtetërore, për çka edhe janë të synuara, në mënyrë që të zvogëlojmë panikun tek qytetarët, të zvogëlojmë mundësinë e bartjes së coronavirusit për arsye se qytetarët, duke shkuar për të blerë miell nuk po mund ta ruajnë distancën, nuk po përdorin mjete mbrojtëse sipas direktivave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Andaj, paraqitet si mundësi e vatrës për transferin e koronavirsuit. Qeveria ishte dashur që me rezervat e saj të bashkëpunojmë me qendrat tregtare dhe me të gjithë tregtarët e mundshëm në mënyrë që të mbulojë kërkesat të cilat nuk do të ishin ato çfarë janë tani”, thotë ai.

Pronari i kompanisë “Elkos Group”, po ashtu po apelon që vendi ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme për arsye se kostoja e shpenzimeve do të jetë më e vogël.

“Unë jam që vendi të futet urgjentisht në gjendje të jashtëzakonshme me javë, që të ndalohet lëvizja e lirë të qytetarëve të cilët herë pas herë harrojnë që jemi të rrezikuar nga virusi vdekje prurës dhe infektues për tërë popullatën. Kostoja është shumë më vogël, nëse futet vendi në gjendje të jashtëzakonshme, sesa me mbetur në këtë gjendje, derisa ne nuk e dimë se sa do të zgjatë”, deklaron ai.

Ai po ashtu foli edhe për mocionin për votëbesimin e qeverisë Kurti, teksa tha se nuk ka impakt në ekonomi për arsye se sektori privat dhe ligjet ekzistuese në fuqi janë të mjaftueshme që sektori privat të ecë në rrugën e vet për të cilën mendon se kriza politike fare nuk ka ndikim.

“Rënie e qeverisë është çështje politike dhe nuk ka fare impakt në ekonominë e Kosovës përveç te disa biznese të cilat kanë të bëjnë me tenderë. Prandaj, nuk duhet kuptuar që rënia e qeverisë ka impakt në ekonominë e Kosovës sidomos në sektorin privat, deklaron Kelmendi.

Ndërsa, mundësinë e rritjes së çmimeve në këtë kohë, Kelmendi thotë se vetëdija e të gjithë tregtar ëve është në nivelin e duhur.

Sipas tij, tregtarët janë të organizuar, kanë marrë me kujdes sugjerimet dhe vendimet e qeverisë që mos të rriten çmimet e atyre produkteve për të cilat nuk ka imput të rritjes nga importi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?