Kadri Veseli: Do ta përkrahim dekretin e Presidentit Thaçi për gjendjen e jashtëzakonshme

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij do të përkrah në Kuvend dekretin e presidentit të vendit Hashim Thaçi për shpalljen të gjendjes së jashtëzakonshme. Veseli ka thënë se Qeveria nuk po ofron kujdes të duhur ndaj qyteteve të cilat janë prekur nga koronavirusi dhe mbështetja është e pamjaftushme, raporton Periskopi. […]
Veseli ka thënë se Qeveria nuk po ofron kujdes të duhur ndaj qyteteve të cilat janë prekur nga koronavirusi dhe mbështetja është e pamjaftushme, raporton Periskopi.
“Kujdesi dhe ndihma e qeverisë nuk është ai i duhuri dhe mbështetja nuk është e mjaftushme, situata është duke u bërë e vështirë. Është në dorën e deputetëve që të vendosin për ta kaluar dekretin e presidentit për gjendje të jashtëzakoshme”, ka thënë ai.
Tutje Veseli ka thënë se ia vlen të kalojë në Kuvend dekreti i presidentit edhe nësë vetëm një jetë shpëtohet nga shpallja e gjendjes së jashtëzakoshme.
“Vetëm një jetë nëse shpëtojmë ja vlen një vendim i tillë, nuk është koha për protagonizëm politik. PDK do ta mbështet idenë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, u shpreh ai.
Po ashtu Veseli ka thënë se janë të shqetësuar me rolin e qeverisë tani në situatën ku janë paraqitur 19 raste me koronavirus./Periskopi/












