Ismaili: Në prag të rrëzimit të Qeverisë, LDK dhe VV me fyerje e kërcënime

Ismaili: Në prag të rrëzimit të Qeverisë, LDK dhe VV me fyerje e kërcënime

Nëpërmjet ironisë, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Sikurse shumë besimtarë tjerë, as Urban Ismaili sot nuk ka mundur ta fal xhumanë. Kjo pasi të gjitha vendet e kutit janë mbyllur për shkak të pandemisë. E kjo, sipas tije  spiritualisht ishte e premte e pa zakonte E […]

Nëpërmjet ironisë, nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Sikurse shumë besimtarë tjerë, as Urban Ismaili sot nuk ka mundur ta fal xhumanë. Kjo pasi të gjitha vendet e kutit janë mbyllur për shkak të pandemisë. E kjo, sipas tije  spiritualisht ishte e premte e pa zakonte

E pa zakontë atij po i duket edhe përplasja politike e partnerit të koalicionit, në këtë klimë sakrificash.

“E coronavirusi shpërndahet, shumohet, në heshtje, si armik i ftohtë. Rritet nga mungesa e vullnetit politik për t’i testuar ata që potencialisht mund të jenë prekur dhe ata që janë në karantinë. Rritet nga shpenzimi i energjisë politike në “Kurti gaboi. Kurti nuk gabon kurrë. Ai nuk nënshtrohet”, thuajse Kosova është në shërbim të tij, e jo Kryeministri në shërbim të vendit”, ka shkruar Ismaili.

Postimi i plotë i Ismailit:

NJË E PREMTE E PAZAKONTË

Për praktikuesit e fesë islame, dita e premte është e veçantë. Një ditë kjo, kur besimtari bashkohet me të tjerë që nuk i njeh, por lidhen me një qëllim. T’i luten Zotit. T’i përulen, të bindur dhe të nënshtruar me besim.

E kam përjetuar shumë herë këtë moment spiritual, që fal qetësi dhe jep shpresë për një shpërblim më të madh më vonë.

E tillë është edhe mesha e së dielës për besimtarët e krishterë.

Sot, për shkak të pandemisë, si shumëçka tjetër, edhe xhumaja, edhe meshat, janë anuluar. Një vendim ky që për herë të parë po provohet në Kosovë, që prej pasluftës. Sakrificat janë për secilin, pa përjashtim. Jemi të bashkuar në sakrificë, për ta mposhtur armikun e ri dhe të padukshëm që po e sulmon njerëzimin.

E në këtë klimë sakrificash dhe gjendje ankthi kolektiv, acarimet politike po vazhdojnë me akuzat mes LVV-së dhe LDK-së. Për gabime dhe kërkimfalje. Në prag të rrëzimit të Qeverisë, diskursi i tyre është i mbushur me fyerje dhe kërcënime. Në njërën anë thonë – “Kurti gaboi”, e në anën tjetër policët moralë thonë – “Kurti nuk gabon kurrë. Ai nuk nënshtrohet”.

Fitorja në politikë është për t’u përkthyer në investime për qytetarët, e jo për t’ua kthyer shpinën atyre. Për ta përdorur mbështetjen për unifikim, e jo për përçarje. Polarizimet mes mbështetësve të Albin Kurtit dhe LDK-së, që tani kanë gjetur armikun mes njëri-tjetrit, tregojnë se në çfarë tensioni politik është Kosova.

E qytetarët vazhdojnë të sakrifikojnë.

E coronavirusi shpërndahet, shumohet, në heshtje, si armik i ftohtë. Rritet nga mungesa e vullnetit politik për t’i testuar ata që potencialisht mund të jenë prekur dhe ata që janë në karantinë. Rritet nga shpenzimi i energjisë politike në “Kurti gaboi. Kurti nuk gabon kurrë. Ai nuk nënshtrohet”, thuajse Kosova është në shërbim të tij, e jo Kryeministri në shërbim të vendit.

E ne përçahemi më tutje dhe kërcasim në dritare e ballkone, kur një botë e tërë aktivitetet i ka me këngë e duartrokitje, për të thënë – “jemi bashkë”.

Në fund, për gjithë këtë klimë dëshpërimi që keni shkaktuar, mos harroni ta fajësoni PDK-në. Është arsyetimi juaj më i lehtë për paaftësinë tuaj dhe përçarjen që shkaktoni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?