Ismaili: Kurti po provokon rrëzimin e Qeverisë për t’i ikur përgjegjësisë

Ismaili: Kurti po provokon rrëzimin e Qeverisë për t’i ikur përgjegjësisë

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin i cili sipas tij, me vendimin për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliun, po provokon rrëzimin e Qeverisë. Sipas Ismailit, Kurti në vend që të merrej me krizën shëndetësore të koronavirusit, po i ikë përgjegjësisë dhe po […]

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin i cili sipas tij, me vendimin për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliun, po provokon rrëzimin e Qeverisë.

Sipas Ismailit, Kurti në vend që të merrej me krizën shëndetësore të koronavirusit, po i ikë përgjegjësisë dhe po prodhon krizë të re.

Ish ministri i Shëndetësisë e ka quajtur këtë veprim të kryeministrit, të pandershëm, përcjell Periskopi.

 

Postimi i plotë:

Në vend që sot të koncentroheshim në tejkalimin e krizës shëndetësore e socio-ekonomike, e cila e ka përfshirë Kosovën pas pandemisë së coronavirusit, kriza u thellua edhe më tepër.

Duke u provokuar rrëzimi i Qeverisë, për shkak të inateve personale, u injoruan tërësisht qytetarët në një periudhë tejet delikate.

Kryeministri Kurti vendosi në karantinë qytetarët në Viti, Klinë e Malishevë, por sot i harroi ata dhe të tjerët që janë vetë-izoluar në Prishtinë e gjithandej Kosovës. I harroi, në një kohë kur gjendja në tërë vendin është e rëndë dhe me rrezik.

Në vend se të krijohet uniteti, dhe në vend se të merren vendimet e duhura e urgjente për ta përballuar me sa më pak pasoja këtë situatë kritike me coronavirusin, u provokua përçarja dhe iu kthye shpina të gjithë qytetarëve të Republikës sonë.

Ikja nga përgjegjësia e Kryeministrit Kurti dhe prodhimi i një krize të re në përballjen me pandeminë, është e pandershme, e pafalshme dhe tepër e dëmshme për qytetarët.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?