Islami: Kurti do që ta marrë pushtetin pas koronavirusit, që t’i shajë të tjerët për të

Gazetari, Dardan Islami, me anë të një shkrimi në profilin e tij ka thënë se kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti dëshiron që ta marrë pushtetin pasi të largohet koronavirusi. Islami ka thënë se Kurti dëshiron të kthehet në skenë kur nuk do të ketë koronavirus në mënyrë që t’i kritikojë të tjerët për keqmenaxhim të […]
Islami ka thënë se Kurti dëshiron të kthehet në skenë kur nuk do të ketë koronavirus në mënyrë që t’i kritikojë të tjerët për keqmenaxhim të situatës, shkruan Periskopi.
“Albini ka qef me u kthy ne skene kur te ik virusi, mandej me i kritiku kta tjeret qysh nuk diten me menaxhu situaten! Po harron loqka çka e ka gjet, spo mun kthjellet?!”, ka shkruar ai.
Kutjojmë që sot Albin Kurti bashkë me stafin e tij fshehurazi kanë bërë testet për të parë nëse janë prekur nga koronavirusi. Rezultatet e tyre dolën negativë./Periskopi/












