Incident pranë Ibrit, përveç kacafytjes fizike, pati edhe përleshje me makineri

Janë publikuar disa pamje afër urës së Ibrit në Mitrovicë, ku disa përsona shihen duke u përplasur mes vete, e e pranishme është edhe Policia e Kosovës. Në vend të kanë qenë edhe zyrtarë të komunave të Mitrovicës së Jugut e të Veriut. Policia Rajonale e Mitrovicës ka thënë se bëhet fjalë për një kontest […]
Janë publikuar disa pamje afër urës së Ibrit në Mitrovicë, ku disa përsona shihen duke u përplasur mes vete, e e pranishme është edhe Policia e Kosovës. Në vend të kanë qenë edhe zyrtarë të komunave të Mitrovicës së Jugut e të Veriut.
Policia Rajonale e Mitrovicës ka thënë se bëhet fjalë për një kontest mes dy komunave, asaj të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut, pa dhënë më shumë detaje se çfarë po ndodhë afër Ibrit.
“Nuk ka çështje për t’u marrë Policia, po bëhët fjalë për dicka mes dy komunave, një projekt. Ekipet e komnës janë prezent aty”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
Ndërkaq policët në vendin e ngjarjes i kanë se institucionet e Kosovës janë duke ndërtuar një urë lidhëse, punimet e së cilës ka tentuar t’i prishin sot me një eskavator komuna e Mitrovicës së Veriut.












